“Populli sot do marrë fatet e veta”, mblidhen në kryeqytet protestuesit e PD
Pasditen e kësaj të shtune ka nisur grumbullimi mbështetësve të Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë, selisë së PD, sheshit ‘Skëndërbej’, teksa rreth orës 17:00, do të zhvillohet një protestë kombëtare e thirrur nga PD dhe aleatët.
Euronews Albania ka marrë prononcime të shkurtra të qytetarëve të cilët vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë pikërisht për këtë protestë. Një ndër ta është dhe kryetari i PD së Mirditës i cili ka ndarë opinionin e tij lidhur me protestën dhe misionin që ka ajo në vetvete.
“Unë kam ardhur nga Mirdita, jam kryetari i Partisë Demokratike Mirditë. Kjo është një lëvizje që kalon përtej thirrjeve të individëve që marrin përgjegjesitë. Kjo është një lëvizje popullore mbarëkombëtare që ka një mision tashmë të ditur. Sa i përket numrit të protestuesve, shifra është thjeshtë në dukje sa për të krijuar atë suportin por ardhja është kaq e madhe sa që përtej numrit është fryma, dhe fryma është e jashtëzakonshme, në një pritje që po mobilizon 11 majin.
Sa i përket protestës së sotme do të jetë një protestë paqësore, do të bëjmë reklamën e gjallë të asaj që po ndodh çdo ditë. Populli mendoj që do të marrë fatet e veta. Protesta sot është me misionin e rizgjimit të opozitës në aksionin politik për 11 majin”, tha kreu i PD Mirditë për protestën e sotme.
LEXONI GJITHASHTU:
- Nis grumbullimi për protestën e PD, policia masa të rrepta sigurie
- Protesta e opozitës: Blindohet kryeministria, efektivët rrethojnë dhe parlamentin
Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, PD vijon bojkotin
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 09:27 Vizita e Von der Leyen në Kiev, momenti kur presidentja e KE-së dërgohet në bunker pas alarmit për sulm ajror (VIDEO)
- 09:18 Të dërguarit e BE-së nuk arrijnë të bien dakord për paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë
- 09:10 Irani paralajmëron SHBA-në: Do të shkatërrojmë infrastrukturën rajonale nëse goditet infrastruktura jonë
- 09:09 Dy anije përmbysen në brigjet e Mianmarit, humbin jetën mbi 500 persona
- 09:02 Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër
- 08:51 Raporti: SHBA shqyrton skenarë ushtarakë për Kubën, përfshirë dislokimin e mijëra trupave