“Pozicionet janë të betonizuara”- CIA dhe NATO parashikojnë tensione Kosovë-Serbi

5 Shtator 2024 | 12:44

Sociologu dhe analisti politik nga Prishtina, Artan Muhaxhiri, është shprehur se priten tensione mes Kosovës dhe Serbisë, pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për hapjen e urës mbi lumin Ibër në Veri.

Komentet Muhaxhiri i bëri në një lidhje për Euronews Albania, ku tha se ndërkombëtarët, përfshi NATO dhe shefin e CIA-s amerikane, i kanë kërkuar Kurtit që të mos e hapë urën, pasi mund të sjellë përplasje.

Sipas tij pozicionet janë ‘të betonizuara’, pasi Kurti këmbëngul në hapjen e urës pavarësisht paralajmërimeve të ndërkombëtarëve.

“Problemi kryesor është te perspektive, sepse pozicionet janë të betonizuara. Kryeministri Kurti thotë do e hap urën, është e drejtë e imja. Ndërkombëtarët i thonë mos e hap urën, përfshi edhe KFOR, edhe NATO, mbase edhe drejtorin e CIA-s, sepse sipas tyre mund të sjellë një përplasje të panevojshme.

Pra është një ballafaqim kokë më kokë dhe nuk shihen indikacione se ndonjëra palë ka mundësi për të bërë ndonjë kompromis apo për t’u zmbrapsur. Të gjithë aleatët tanë po thonë mos e hap urën sepse mund të ketë pasoja për eskalim të situatës.

Çdo ballafaqim në Kosovë ka sjellë probleme për të gjithë. Nesër fillon protesta e serbëve në Veri dhe nuk dihet kur do të përfundojë. Ideja është që do të ketë një bllokadë të madhe dhe pas saj do të ketë takime të shumta në Bruksel etj”, tha Muhaxhiri.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026