Presidenti izraelit në Tiranë: Jeni në anën e duhur të historisë
Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog ka vizituar për herë të parë Shqipërinë.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama ai falënderoi Shqipërinë për mbështetjen e palëkundur në përpjekjen e vendit të tij për të sjellë paqe me Palestinën.
“Për mua është shumë domethënëse të jem mes miqsh në këtë kohë kaq të dhimbshme për Izraelin. Po bëhet 1 vit që kur mijëra terroristë ndërhynë në vendin tonë, vranë egërsisht mijëra dhe rrëmbyen qindra izraelitë dhe të huaj në Gaza. Qysh prej asaj dite të errët Shqipëria është renditur në mënyrë të palëkundur në anën e duhur të historisë.
Vendi juaj ka treguar që qëndron në krah të popullit izraelit në kohën që luftojmë të mbrojmë popullin dhe kufirin tonë dhe për të sjellë paqe mes nesh dhe palestinezëve. Keni qëndruar krah nesh në këto kohë të vështirë. Për fat të keq puna jonë nuk ka mbaruar, pengjet ende mbahen në mënyrë mizore në Gaza, në një shkelje të madhe të normave humanitare dhe ndërkombëtare.
Kështu që duhet bërë gjithçka për t’i sjellë në shtëpi. Për fat të keq po luftojmë në të njëjtën kohë me më shumë se një armik terrorist; është Irani dhe fiksimi i tij mizor antisemit me shkatërrimin e shtetit të Izraelit. Por marrëdhëniet tona nuk fillojnë e mbarojnë aty, shqiptarët dhe hebrenjtë kanë një histori të madhe, hebrenjtë gjetën vend gjatë holokaustit në Shqipëri. Jam i kënaqur që jemi këtu dhe me një rritje të konsiderueshme të lidhjes sonë në shumë forma të jetës”, tha presidenti izraelit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet