“Shën Kozmai, murgu që u bë shenjtor”, dokumentari që zbulon të thënat e të pathënat

26 Dhjetor 2023 | 17:32

“Shën Kozmai, murgu që u bë shenjtor!”- ishte dokumentari i radhës i sjellë nga gazetari Andrea Danglli në Euronews Albania.

Ai ka realizuar një jetëpërshkrim të murgut ortodoks, mes bekimeve apo mallkimeve, polemikave apo debateve, të shkuarës dhe të tashmes.

I njohur si Kozma Etoliani, ai la familjen e varfër në një fshat të vogël të Epirit të Jugut, dhe ju dorëzua studimeve në Malin e shenjtë Athos ku ndoqi edukimin për teologji.

Mandej, fati e deshi që të veshë pelerinën e murgut për t’u nisur me urdhër të patriarkanës Ekumenike të Konstandinopojës drejt misioneve disa vjeccare në Turqi, Maqedoni, Greqi dhe Shqipëri ku u vendos në fshatin Kolkondas bri Libofshës së Fierit.

Ky vend mori emrin Kolkondasi i Shën Kozmait ashtu siç edhe murgu mori emrin Shën Kozmai i Kolkondasit.

Megjithëse kanë kaluar tre shekuj nga ekzistenca e tij fizike, për këtë vend ai duket se nuk ka ikur kurrë, madje as atëherë kur besimi tek feja konsiderohej si mëkati më i madh për pushtetin komunist.

Gazetari Andrea Danglli ka sjellë zërin e banorëve të zonës si dhe ka bërë udhëtimin historik të Manastirit të Shën Kozmait ndërtuar nga sundimtari Ali Pashë Tepelena.
Në një bisedë me murgun e këtij manastiri Andrea Lekbello, ai zbuloi disa nga të pathënat rreth Shën Kozmait.

Sipas murgut, nderimi ndaj Shën Kozmait nuk u pengua dot plotësisht as në Komunizëm.

“Ka një profeci të Shën Kozmait me gojë por që nuk është e shkruar, që thotë një ditë lumi do kalojë në shtëpinë time. Lumi doli diku mes viteve ’54-’58, prishi Kishën e Shën Mërisë, mbuloi gjysmën e parë të Kishës së Shën Kozmait dhe komplet katin e parë të të gjithë Manastirit. Gjatë periudhës së sistemit komunist Manastiri ka qenë i mbyllur. Pavarësisht se ishte i mbyllur dhe i braktisur, besimtarë të krishterë dhe jo të krishterë në zona, sa herë që kishin probleme shëndetësore, vinin dhe hidhnin një lekë te një kuti ku ishte dhe varri i Shën Kozmait. Mund të ketë pasur dhe persona që mund ta kenë pësuar në kohën e komunizmit që kryenin këto ritual”, tha murgu.

Për më tepër mbi të thënat dhe të pathënat rreth tij, ndiqni dokumentarin e gazetarit Andrea Danglli.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit

Pas dy ditë kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i 39-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën pasi ra në ujërat e lumit Mat,...
12:39 | 13/07/2026

Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka shkëmbyer disa replika në Kuvend me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. “I them që Taulant,...
11:58 | 13/07/2026