Profesori: Në Shqipëri rrezikojmë të ngelemi pa ujë të pijshëm
Sokol Marku, profesor gjeologjie tha në një intervistë për “Good morning Albanians” në Euronews Albania se në Shqipëri rrezikojmë të ngelemi pa ujë të pijshëm.
Ai tregoi për akuiferin, i cili në Shqipëri po shfrytëzohet gati në masën 100%, gjë që sipas tij është problemi më emergjent sepse shfrytëzimi kaq egërsisht i akuiferit mund të rrezikojë ujin e pijshëm për qytetarët.
“Nëse i shfrytëzojmë kështu, këto do ngelen pa ujë shumë shpejtë, 10 vjet edhe më shpejt, në një vend ku sasia e ujit për frymë është më e madhja në Evropë. Ne jemi një vend që pavarësisht se nuk jemi më i pasuri me ujë, por për shkak të pozicionit gjeografik ku 49% të ujit të ëmbël që shkon në Adriatik, kalon nëpër territorin tonë, pra nga një vend i tillë ne mund të rrezikojmë që qytetet e mëdha t’i kemi pa ujë,” – u shpreh Marku.
Ndërkohë, ambientalisti Sazan Guri tregoi se ka rreth një muaj që kërkon një takim me ministren për të folur për ndotjen në vendin tonë që ka prekur nivele ekstreme.
Sipas tij në një ditë rrebeshi nëse sheh te Lana, vihen re qese dhe çdo lloj papastërtie që del në sipërfaqe me fryrjen e lumit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 22:10 Dita e 36-të, nis marshimi i qytetarëve në rrugët e Tiranës
- 22:07 Zjarri në Drizë dhe Peshtan vihet nën kontroll pas mbi 9 orësh operacion, u evakuuan përkohësisht 7 familje
- 21:50 “Mund të anulohet samiti i NATO-s në Shqipëri në 2027 prej buxhetit?” Profesor Shala jep shpjegimin
- 21:41 “Arrestime, investime miliardëshe..”, gazetari: Ankaraja e blinduar për Samitin e NATO-s, Trump do pritet me një delegacion të madh
- 21:05 Riorganizimi i Qendrës së Mjekësisë Familjare, institucioni: Nuk ndryshon shërbimi për pacientët
- 21:03 Samiti i NATO-s më 7-8 korrik, Meçollari: Shqipëria nuk plotëson kriteret e NATO-s për buxhetin, harxhuam më pak