Protesta e opozitës, Boçi: U thye frika! Regjimi ka aparat dhune që pengon qytetarët

21 Shkurt 2024 | 13:46

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, është shprehur se protesta e opozitës ishte madhështore dhe vrau frikën e qytetarëve për të dalë në tubime.

Komentet Boçi i bëri në Euronews Albania, ku tha se qeveria ka aparat dhune për të penguar protestuesit të dalin në shesh.

Ai tha gjithashtu se nga protesta ra stigma e përhapur se opozita nuk ka mbështetje qytetare.

“Pavarësisht këtij suksesi, protesta ishte madhështore, nuk e shoh thjeshtë te numrat. Unë e shoh protestën te mesazhet që ajo shpërndan dhe përcjell. Së pari ra ajo stigma e përhapur rëndom për mospasjen e mbështetjes qytetare për opozitën.

Dje u dëshmua që kjo mbështetje ekziston. Ra stigma se mbështetja për partinë ekziston. U thye frika e daljes së qytetarëve në shesh. Ka pasur aparat dhune nga regjimi, për të penguar ardhjen e qytetarëve. Fillon nga strukturat shtetërore dhe vijon te patronazhistët.

Regjimi ka aparat dhune për të penguar ardhjen e qytetarëve. Është aparat dhune që nis nga strukturat shtetërore. Opozita ka besimin e qytetarëve, të cilët kanë besim te strukturat e partisë. Mos të bëjmë protestën e numrave, por ishte protesta më e madhe e bërë ndonjëherë”, tha Boçi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje

Deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, zbuloi në një intervistë për Euronews Albania, detaje nga vizita e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, në Shqipëri ditën e...
15:45 | 04/06/2024

Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani, ishte i ftuar këtë të premte në Euronews Albania, ku komentoi shpalljen e Donald Trump fajtor për 34 akuzat...
16:17 | 31/05/2024

Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë

Eksperti për çështje ndërkombëtare, Ledion Kristafi, ka analizuar situatën në Rafah, pas ndërhyrjes së forcave izraelite nga toka dhe ajri. Në një intervistë për Euroneës...
14:15 | 29/05/2024