Protesta e opozitës, reagon KMSH: Dënojmë incidentin, u lënduan besimtarë të pafajshëm
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, KMSH ka dalë me një reagim zyrtar lidhur me incidentet e regjistruara pranë Xhamisë së Namazgjasë gjatë protestës së opozitës. KMSH ka dënuar incidentin teksa thekson se besimtarë të pafajshëm u lënduan pa asnjë shkak.
Më tej, KMSH në reagim bëri thirrje që palët e përfshira në protesta të mos cenojnë të drejtat dhe liritë e besimtarëve apo të çdo qytetari tjetër.
“Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka ndjekur me vëmendje ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme pranë Xhamisë së Namazgjasë, në një kohë kur besimtarët po falnin namazin e Teravive. Shprehim indinjatën tonë të thellë për lëndimin e pajustifikuar të besimtarëve, të cilët ndodheshin në ambientet e xhamisë për të kryer ritet e tyre fetare në paqe dhe qetësi.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka qenë gjithmonë një faktor i matur dhe i përmbajtur në qëndrimet dhe reagimet e tij publike. Megjithatë, kjo maturi nuk duhet të keqinterpretohet si tolerim i shkeljes së të drejtave dhe lirive kushtetuese të besimtarëve tanë.
Në këtë kuptim, dënojmë me vendosmëri incidentin e ndodhur më 20 shkurt 2026 pranë Xhamisë së Namazgjasë, ku besimtarë të pafajshëm u lënduan pa asnjë shkak.
U bëjmë thirrje të gjithë aktorëve të përfshirë që të tregojnë maturi, përgjegjësi dhe vetëpërmbajtje, në mënyrë që veprimet e tyre të mos cenojnë të drejtat dhe liritë e besimtarëve tanë apo të çdo qytetari tjetër”, thuhet në njoftim.
Dokumenti kombëtar: Krimi i organizuar zgjeron ndikimin në ekonomi
Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria hap tregun për punëtorët nga Azia dhe Afrika (Shifrat)
3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës
- 20:36 Franca është “në flakë”, vala e të nxehtit intensifikohet, zjarret kanë djegur 78,000 hektarë
- 20:21 Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit me vulgaritet, por me veprim!
- 20:20 Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!
- 20:14 Ndërtimi, sektori më i varur nga kreditë, 43% e firmave kanë hua
- 20:13 Analiza e re e gjakut shkurton kohën e zbulimit të endometriozës
- 20:08 Dokumenti kombëtar: Krimi i organizuar zgjeron ndikimin në ekonomi