Protesta e PD, Rama: Njollosje! Siguria e Samitit nuk negociohet me askënd

4 Dhjetor 2022 | 11:53

Kryeministri Edi Rama tha se nuk do të ketë asnjë incident ditën e samitit të 6 dhjetorit në Tiranë, ndërsa theksoi se perimetri i sigurisë për samitin nuk do të negociohet me askënd.

Në një komunikim me mediat në rrjetet sociale Rama, bëri me dije se samiti është organizuar prej kohësh dhe se janë marrë të gjitha masat nga Shqipëria dhe organizatorët europianë.

“S’besoj që do të kemi incidente. Samiti ka kohë që organizohet dhe përfshin shumë institucione. Perimetri i sigurisë të samiteve nuk negociohet. Nuk ndodh dhe nuk ka se si të bëhen protesta pro samiteve, por kundër. Por ato zhvillohen jashtë perimetrave të sigurisë në të gjitha rastet e vendet. S’e shoh si çështje midis PS, qeverisë dhe një pjese të ashtuquajturës opozitë. Njollosje, siguria e Samitit nuk negociohet me askënd”, tha Rama.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026