Protesta e PD, Xhemollari: Mundësi shumë e mirë, Berisha nesër të dalë krah SPAK
Aktivisti i “Qëndresës Qytetare”, Rigels Xhemollari i ftuar në emisionin “Riview” nga Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën e PD-së që do të zhvillohet të hënën më 22 dhjetor. Xhemollari u shpreh se kreu i PD-së, Sali Berisha nesër në protestë duhet t’i dalë në krah SPAK-ut dhe ta mbrojë.
Sipas tij beteja kundër SPAK i ka kushtuar PD-së. Ai shtoi se kjo u pa në zgjedhjet e 11 majit pasi pati kosto elektorale pasi qytetarët mbështesin drejtësinë e re.
“Ka një mundësi shumë të mirë PD, që nesër të dalë krah SPAK. Nuk e di sesa zoti Berisha do ta bëjë këtë gjë. Të dalë e të mbështesë SPAK. Po e bën teknikisht te Këshilli i Mandateve, zoti Bardhi i cili ka premtuar që të hënën do të bëjë një kërkesë për ta ri mbledhur Këshillin e Mandateve. Por politikisht ende nuk e kemi parë.
Unë mendoj se një nga arsyet që ka dëmtuar PD është beteja me SPAK. Pse e them këtë, se të gjitha sondazhet që kemi parë edhe nga aktorë ndërkombëtarë, 75% besojnë të SPAK dhe të drejtësia e re. Atëherë kur ata i besojnë drejtësisë së re, ti e quan organizatë kriminale dhe e sulmon dhe i bën protesta para zyrave sigurisht qe merr kosto elektorale, këtë e pamë në zgjedhje.
Të kundërtën bëri Rama. Ja arrestoi Veliajn dhe nuk e sulmoi SPAK, tha është fëmija im. Mori votat dhe tha tashmë këta duan të fusin thonjtë dhe të gërryejnë buxhetin e shtetit që të rritin rrogat e tyre. SPAK ne 3 vite ka sekuestruar 300 milionë euro të krimit të organizuar dhe korrupsionit politik. Ata kanë i sjellë buxhetit të shtetit 10 fish sa paga që marrin nga buxheti i shtetit. Paga që ata marrin e justifikon punën që ata bëjnë”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
SPAK njoftim zyrtar: Goditet grupi i trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, mes të dyshuarve edhe biznesmenë
Rama reagon sërish: Shënim i detyruar për ata që po shfrytëzojnë protestat për të rritur ndjekësit
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
- 08:24 Ligjvënësi gjerman i ekstremit të djathtë përballet me kritika pasi fotoja e tij tregon përshëndetjen naziste
- 08:21 Vance: Skandali Watergate nëse do të ndodhte nesër do të ishte një lajm 12-orësh
- 08:21 Përfundon pa gola ndeshja në San Francisko, Australia siguron kualifikimin pas barazimit me Paraguain
- 08:20 BE-ja propozon integrim gradual për vendet kandidate, zbardhet plani si mund të përfitojnë vendet kandidate
- 08:15 Rrëzohet një aeroplan i vogël në Poloni, dy persona të vdekur dhe dy të plagosur
- 08:13 Dilema e talebanëve në Evropë! Lufta për të kthyer emigrantët afganë