Protesta kundër dhunës, nga Evropa në Amerikën Latine, gratë kërkojnë të drejtat
Dhjetëra mijëra njerëz mbushën rrugët e qyteteve kryesore të Italisë në kuadër të ditës botërore kundër dhunës ndaj grave. Manifestimi u mbajt pak ditë pasi një shtetas italian i dyshuar për vrasjen e ish-të dashurës u ekstradua në vend nga Gjermania.
Edhe në Stamboll, disa qindra vetë iu bashkuan një proteste kundër dhunës ndaj grave, e organizuar nga një organizatë joqeveritare turke.
“Shoqet e mia dhe unë jemi këtu për të gjitha motrat që kanë vdekur në duart e qeverisë, që ishin viktima të vrasjes dhe dhunës shtetërore. Jemi këtu për çdo grua që ka qenë viktimë e dhunës së burrave”, thotë Sena Akcay, studente.
Mijëra gra manifestuan edhe në kryeqytetin e Argjentinës, Buenos Aires, duke kërkuar mbrojtjen e politikave gjinore pas zgjedhjes së presidentit të ri.
Sipas të dhënave të OKB-së, rreth 700 milionë gra në të gjithë botën kanë rënë pre e dhunës fizike dhe seksuale, përfshirë atë nga partnerët e tyre.
LEXONI GJITHASHTU:
Tërheqja e trupave izraelite, ushtria libaneze vendoset në qytetin jugor Zawtar al-Gharbiyeh
OKB mirëpret nisjen e operacioneve pilot të zonës në 3 fshatra të Libanit jugor
Momente tmerri në Theth, guri bie mbi makinë dhe depërton brenda saj, turistët shpëtojnë për mrekulli (VIDEO)
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë