Protesta kundër Zaevit, opozita akuzon ish-kryeministrin për abuzim me pushtetin

26 Shkurt 2020 | 15:52

Me mijëra mbështetës të opozitës  marshuan paqësisht një natë më parë në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, në Shkup. Ata protestuan kundër asaj që ata pretendojnë se ishte ndërhyrje në gjyqësor nga ish-kryeministri i vendit Zoran Zaev.

Protesta përpara gjykatës së Lartë ishte organizuar nga partia kryesore opozitare në vend VMRO-DPMNE ndërsa në shtetin fqinj është duke u zhvilluar edhe fushata elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 12 prillit.

Opozita  ka kërkuar një hetim gjyqësor mbi pretendimin se Zoran zaev ka abuzuar me pushtetin në sistemin e drejtësisë. kryeministri i qendrës së majtë  u tërhoq muajin e kaluar.

Kërkesa e opozitës pasoi publikimin e një regjistrimi audio të një bisede në të cilën Zaev, ndërsa shërbente si kryeministër, nënkuptonte se ai kishte njohuri paraprake për atë që do të rekomandonte një prokuror në një çështje të ndjeshme politike.

Zaev ka pranuar se është zëri i tij në regjistrim por insiston se ai nuk tha asgjë të gabuar. Partia e tij Socialdemokrate hodhi poshtë pretendimet e opozitës se, Zaev abuzoi me pushtetin për të ndërhyrë në gjyqësor.

“Duhet të ketë një aktakuzë ku Zoran Zaev do të konsiderohet  përgjegjës për abuzimin e pushtetit, pengimin e drejtësisë dhe poshtërimin e vendit”, shprehet Hristijan Mickoski, lider i opozitws nw VMPRO-DPMNE.

Vendi tashmë është duke u udhëhequr nga një qeveri e parakohshme e udhëhequr nga ish-ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski. Vetëm pak kohë pasi BE refuzoi hapjen e negociatave Zaev dha dorëheqjen dhe bëri thirrje për zgjedhje të parakohshme

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026