Protesta në Vorë, banorët kundër projektit për rrugën dytësore

21 Gusht 2020 | 18:13

Disa banorë të Vorës dolën të premten në protestë kundër projektit që sapo ka nisur të zbatohet për ndërtimin e rrugës dytësore drejt Marikajt.

Sipas tyre, ky projekt është ndërmarrë pa u konsultuar më parë me ta dhe do të dëmtojë qendrën dhe lulishten e qytetit, aktivitetin e bizneseve të zonës si dhe do të prekë disa objekte që mund të shemben.

Banorët kërkuan anulimin e projektit, pasi në rast të kundërt ata paralajmërojnë përplasje.

“Do përplasemi me kryetarin që kanë sjellë dhe firmën që do të bëjë punimet, se nuk kemi çfarë të bëjmë. Ka mbetur vetëm të ikim dhe ne, se rinia ka ikur gjithë”, thotë një banor.

“T’i thërrasë banorët e Vorës ose Këshillin Bashkiak. Nuk kemi marrë asnjë njoftim, vetëm kemi parë punëtorët e firmës”, shprehet një biznesmen i prekur nga plani.

Policia ishte e pranishme gjatë protestës, por uniformat blu nuk ndërhynë për të shpërndarë qytetarët, edhe pse tubimet në këtë periudhë pandemie janë të ndaluara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026