Protestë e transportuesve në RMV, kërkojnë uljen e çmimit të karburantit

28 Prill 2020 | 14:22

Mbi 200 maunë, furgonë e  autobusë protestuan para Qeverisë me bori, të revoltuar ndaj vendimit për rritjen e akcizës së çmimit të karburantit për tre denarë. Transportuesit të organizuar në shoqatën “Makam Trans” i ranë borive në shenjë paralajmërimi për protestë tjetër nëse çmimi i karburantit nuk bie.

“Kërkojmë që shpenzimet e regjistrimit të automjeteve të shtyhen, dhe kemi kërkesë edhe për kthimin e mjeteve që i paguajmë për rrugët, pasi tani nuk i shfrytëzojmë, të ketë mundësi për kompensim. TVSH-të e të gjitha kompanive të transportit të kthehen menjëherë sepse në këtë mënyrë nuk do të kemi nevojë të marrim kredi, por do t’i përdorim paratë tona”, deklaroi Biljana Muratovska, përfaqësuese e “Makam trans”.

Por Qeveria dhe ministri i transportit mendojnë ndryshe. Ministri i transportit Goran Sugarevski thotë se Maqedonia i ka çmimet më të ulëta të derivateve në rajon dhe se kështu nuk iu bën ndonjë dallim të madh transportuesve.  

“Rritja e akcizës është për shkak të solidaritetit, për shkak të qytetarëve dhe nuk përbën ngarkesë shtesë. Çmimi i naftës, për momentin është më i ulët për 20 denarë krahasuar me janarin dhe shkurtin dhe me uljen e sotme është më e ulët në 20 vitet e fundit. Një argument tjetër i rëndësishëm është se çmimi I naftës tek ne është më i ulëti krahasuar me vendet e rajonit”, deklaroi Goran Sugarevski, Ministër i Transportit 

Transportuesit thonë se puna u është reduktuar për 70%, prandaj edhe i propozojnë Qeverisë që ta mbushë buxhetin nëpërmjet tatimit progresiv, e jo nëpërmjet rritjes së çmimit për karburant. Në shoqatën “Makam Trans” bëjnë pjesë 1500 transportues të mallrave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026