PS dhe PD dakordësi për dy nismat e para për dosjet e ish-sigurimit

21 Shtator 2022 | 14:40

Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë gjetur dakordësi për dy nismat e para për dosjet e ish sigurimit të shtetit.

Në kKomisionin e Ligjeve u diskutuan këtë të mërkurë ndryshimet që socialistët kërkojnë në ligjin e dosjeve të vitit 2015 për t’i dhënë mundësi autoritetit të dosjeve që të kryejë verifikime për personat pavarësisht nëse janë të pajisur me një certifikatë nga komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”.

“Kjo nuk është dhe s’duhet të shndërrohet në një lojë vogël politike apo dialektikës politike siç krahët politike janë në këtë vend në fakt. Kjo duhet parë thjesht si një mjet i nevojshëm dhe i domosdoshëm që shoqëria shqiptare e gjitha pa asnjë dallim ka në raport me te shkuarën, me historinë e mbi të gjitha aktualitetin dhe me të ardhmen”, u shpreh Alibeaj.

“Unë do ta mbështesja si relatore propozimin tuaj, mbështes me këtë rast propozimin e autoritetit të dosjeve sepse ka ardhur koha që mbas kaq vitesh ka ardhur koha që ne të jemi civilë, të jemi realisht të hapur ndaj të shkuarës duke mos lejuar më edhe atë që zoti Alibeaj tha në fjalën e tij që këto mund të jenë përdorur për shantazh”, tha  deputetja Ermonela Felaj.

Dy nismat nuk gjetën mbështetjen e grupimit tjetër në Partinë Demokratike dhe as të aleatit të demokratëve, Fatmir Mediut.

“Rikthejmë lustracionin me ligjin e 2008-ës dhe pastaj i mbyllim të gjitha diskutimet e tjera. Çojmë një copë neni tek kodi zgjedhor, një amendament tek një ligj për informacionin e klasifikuar”, tha Oerd Bylukbashi.

“Dua të them që duhet të gjejmë brenda vetes të paktën një raport të qartë moral dhe e kam me kolegët e mi të PD. Të hapen këto dosje për gjithsecilin por në qëndrimin tonë ne nuk mund t’i bëjmë moral të përndjekurve politikë, nuk mund të kërkojmë hapjen e dosjes për shtresën e të përndjekurve politikë. Ka histori të manipulimit të tmerrshme”, u shpreh Fatmir Mediu.

Në emër të Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho e kundërshtoi nismën duke e konsideruar si goditje ndaj ilir Metës.

“Drejtësia duhet të zbardhë sa më shpejt këtë çështje që tashmë ndodhet në tryezën e saj. Goditet kundërshtari politik, vetëm ky autoritet të kthehet në një vegël politike të mazhorancës”, tha Xhixho.

Gentiana Sula e pranishëm në komision iu përgjigj akuzave të Xhixhos.

“Nuk bëhemi kurrë pjesë e asnjë partie politike, nuk diskutohet, kemi bere detyrën tonë. Nuk kemi marrë vendim për ish-presidentin dhe nuk kemi bërë hetime”, nënvizoi Sula.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026