“PS nuk e do reformën zgjedhore” / Kthupi: Vota e diasporës është detyrim kushtetues

25 Nëntor 2023 | 15:41

Sekretari i PD-së Rezart Kthupi, është shprehur se PS nuk e do Reformën Zgjedhore.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se mazhoranca nuk ka asnjë interes që Reforma Zgjedhore të bëhet.

Mes tjerash ai theksoi se nëse Kuvendi shqiptar deri në janar të vitit 2024  e ka plotësuar kuadrin ligjor në lidhje me votën e diasporës, po shkel një vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Rama është në të drejtën e tij të mos e dojë Reformën Zgjedhore. Ai nuk ka asnjë interes që Reforma Zgjedhore të bëhet. Është një gjë që e dinim që në dhjetor të vitit që kaloi. PS nuk ka asnjë interes që të bëjë ndryshime në kodin zgjedhor. Sot kemi të paktën dy vendime në Gjykatën Kushtetuese. Nëse Kuvendi shqiptar deri më datë 9/ 01/ 2024 nuk e ka plotësuar kuadrin ligjor në lidhje me votën e diasporës, po shkel një vendim të Gjykatës Kueshtuese. Nëse kjo nuk ndodh do të ngelemi në këtë kuadër. Çdo subjekt që ka interes të shpallë pavlefshëmërinë e zgjedhjeve, Gjykata do të zbatojë  vendimin e vet”-tha ai.

LEXONI GJITHSHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026