“PS solli bandat e Beratit në Sarandë”, Klosi-Zhupës: Mos krijo konflikte imagjinare
Teksa qytetarët po përgatiten për zgjedhjet vendore 2023, deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar drejtuesin politik të qarkut Vlorë, Blendi Klosin se po kërcënon qytetarët e Sarandës. Zhupa pretendon se Klosi ka sjellë në Sarandë bandat e Beratit, për të intimiduar bizneset në Ksamil.
Zhupës i është përgjigjur vetë Blendi Klosi në një intervistë për Euronews Albania duke thënë se Saranda nuk i pranon bandat.
Ndër të tjera ai i bëri thirrje Zhupës dhe ish-kryeministrit Sali Berisha që nëse dyshojnë se ka banda në Sarandë, le ti gjejnë këto banda dhe t’i vërtetojnë me fakte.
Më tej, Klosi theksoi se kushdo që kërkon të krijojë konflikte në Sarandë është i humbur.
“Unë lëviz i vetëm. Nuk e kuptoj se kush e ka këshilluar zonjën Zhupa që vjen në Sarandë me korrospondentë dhe thotë që ka banda. Saranda nuk i pranon bandat. Saranda është një qytet shumë i qetë. Njerëzit duan qetësi. Saranda është një qytet i jashtëzakonshëm. Po krijove konflikte në Sarandë je i humbur. Nuk kanë asnjë argument fjalët që thotë Zhupa. Pastaj ata të bëjnë punë, le ti gjejnë këto gënjeshtra e të na i thonë se kush janë, të na i sjellin me fakte. Një thirrje publike kam, mos të krijojnë kundërshtarët tanë këtë konflikt imagjinar në Sarandë, nuk ka nevojë Saranda për këtë lloj konflikti. Si mund të ju shkojë mendja Berishës e Zhupës që do të shkulen varrezat në Sarandë dhe mbi varreza bëhet pallat. Zhupa e Berisha kanë konflikt të pasur interesi për tokat e grabitura në Ksamil e Sarandë. Dy njerëz që kanë tjetërsuar pronat e komunitetit bektashinj. Le të rrinë të qetë dhe të marrin rezultatin e Sarandës. Të punojnë për të gjetur një kandidat të caktuar”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë