“Pse Naimi e vrau Liridonën”, Avokati: Të hetohet arsyeja e kthimit nga Suedia

6 Dhjetor 2023 | 22:57

Avokati Gentian Rumano tha në studion e “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se nëse do të ishte prokurori i çështjes së Liridonës, një nga pistat e hetimit që do të shikonte do ishte ajo e marrëdhënieve të Naim Murselit me ligjin në Suedi.

Sipas tij është e dyshimtë që ata kanë lënë bizneset që u sillnin të ardhura shumë të mira në Suedi për të ardhur në Kosovë. Ai ngre dyshimet se Naimi mund të ketë probleme shumë të mëdha me ligjin në Suedi për të cilat mbase gruaja e tij ka pasur dijeni.

“Po të isha unë prokurori unë do shikoja që Naimi paska një problem shumë të madh me ligjin në Suedi, të cilin kërkon që ta fshehë në Kosovë dhe kur gjendja psikologjike, familjare bëhet shumë e rënduar në familje, kërkon që t’i mbyllë gojën bashkëshortes dhe rruga më e mençme është t’i mbyllë gojën të shoqes.

Nëse do isha prokuror kjo do ishte një nga pistat që do hetoja, sepse dy nënshtetas Suedez që vijnë në Kosovë dhe nuk shkojnë më në Suedi, si i ke lënë aktivitetet tregtare në Suedi dhe ke ardhur në Kosovë. Ndërsa ngjarja ndodh në Kosovë”,-tha avokati Rumano.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studiuesi: Familja e Goxhajt iu përkushtua Kosovës, politika jonë nuk vlerëson kontributet

I ftuar në një lidhje live në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, studiuesi Auron Tare shpjegoi se pse i ka dalë në mbrojtje ish-luftëtarit të...
22:34 | 23/06/2026

Protestuesit vendosin shirita “skenë krimi” dhe një sirenë policie para Kryeministrisë

Në ditën e 24-t të protestës, disa pjesëmarrës kanë vendosur shirita të skenës së krimit dhe një sirenë policie përpara godinës së Kryeministrisë. Protestuesit dëgjohen...
22:02 | 23/06/2026

Dita e 24-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Pasi qëndruan për rreth dy orë para Kryeministrisë në ditën e 24-të të protestës, ku disa prej tyre mbajtën fjalime, protestuesit nisën më pas marshimin...
21:53 | 23/06/2026