Publikohet foto, kush është një nga vajzat që humbi jetën në aksidentin në Tiranë

Erisilda Abedini
10 Mars 2023 | 12:20

Personi që shihni në foton e mësipërme është 22-vjeçarja Erisilda Abedini, një nga tre viktimat e aksidentit tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut.

22-vjeçarja ndodhej brenda Audit A8, i cili për shkak të shpejtësisë së lartë humbi kontrollin duke thyer barrierat e rrethrrotullimit të TEG-ut dhe duke rënë në autostradën Tiranë-Elbasan.

Si pasojë e përplasjes ndërruan jetë në vendngjarje 22-vjeçarja Abedini, shoqja e saj Sikela Perroj 23 vjeçe, si dhe ndërroi jetë në spital drejtuesi i mjetit 20-vjeçari Klevis Ruçaj.

Gjatë rënies në autostradë, e cila ndodhet poshtë rrethrrotullimit, “Audi A8” ka goditur dhe një automjet tjetër tip “Hunday”.

Nga kqyrja e regjistrit të gjobave, rezulton se 20-vjeçari i cili është pajisur me patentë në vitin 2021, ka një sërë shkeljesh rrugore për shpejtësi dhe për përdorim të telefonit gjatë dejtimit të mjetit, si dhe gara në rrugë të qendrave urbane.

@sisiabedini #CapCut #fyp #fypalbania #tiktokalbania #viral #tiktok #fyalbania #duet #post ♬ original sound – HAZY

 

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike

Kryeministri Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim me ish-presidentin francez, François Hollande. Rama priti Hollande në Kryeministri teksa ka ndarë pamje dhe...
12:41 | 26/06/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al

Komisariati nr. 1 në Tiranë ka marrë në pyetje administratoren e kompanisë “Sori-Al”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen pas dyshimeve për helmimin e...
12:25 | 26/06/2026

Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

Një dokument i Europol ka hedhur dritë mbi mënyrën se si karteli famëkeq i Ekuadorit, “Los Lobos”, ndërtoi një rrjet ndërkombëtar trafiku droge me shtrirje...
12:01 | 26/06/2026