Publikohet në Euronews Albania video e rallë e Ibrahim Rugovës

6 Mars 2025 | 14:51

Në kuadër të aktiviteteve për Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, po përkujtohen aktet heroike të UÇK-së, me një fokus të veçantë në Prekaz.

Gjatë datave 5, 6 dhe 7 mars, nderohet sakrifica e familjes Jashari dhe të gjithë atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Në lidhje me këtë Euronews Albania realizoi një intervistë me Adnan Merovcin, një bashkëpunëtor i Rugovës dhe gazetar i cili mundësoi një video ekskluzive ku Ibrahim Rugova, presidenti historik i Kosovës, bënte thirrje për ndërprerjen e sulmeve serbe ndaj popullatës civile në Kosovë.

Permbajtja e videos është nga një konferencë shtypi ku Rugova apelonte për ndihmën e komunitetit ndërkombëtar, duke iu drejtuar Presidentit amerikan Bill Clinton dhe liderëve evropianë që të ndërhynin dhe të ndalonin masakrat serbe në Kosovë.

“Sulmi i djeshëm i forcave serbe në Drenicë ndaj popullatës civile shkaktoi rreth 20 viktima të tjera. Sipas informacioneve të fundit, sulmet vazhdojnë në fshatin Prekaz. Kjo është një tjetër masakër e kryer mbi popullsinë civile të Kosovës. Sulmet ndaj Drenicës janë pjesë e një programi të spastrimit etnik të Kosovës. Kërkojmë ndërprerjen urgjente të këtyre sulmeve dhe bëjmë thirrje për SHBA dhe BE që të ndërmarrin hapa të shpejtë për të ndihmuar në këtë situatë. Përsërisim apelin drejtuar Presidentit Clinton dhe Kryeministrit Blair, që të bëjnë gjithçka që është e mundur për të shpëtuar popullin e Kosovës”, thoshte Rugova në apel, duke përsëritur kërkesën për ndërhyrjen e liderëve ndërkombëtarë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Nufi zbulon kush e vendos datën për Samitin e NATO-s në Tiranë

Ministri Ermal Nufi në një intervistë për Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka folur lidhur me përzgjedhjen e Tiranës si mikpritëse e krerëve të NATO-së...
14:31 | 10/07/2026

Misioni në Gaza, ministri Nufi për Euronews Albania: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Shqipëria do angazhohet fillimisht me oficerë shtabi në misionin ndërkombëtar stabilizues në Gaza. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në...
14:28 | 10/07/2026

Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën

Gazetari Artan Hoxha këtë të premte i ftuar në Euronews Albania me Thimi Samarxhiun ka zbërthyer detaje të reja lidhur me raportin e fundit të...
14:40 | 26/06/2026