Punimi i thuprës në zhdukje, e vetmja punishte në Korçë prodhon çanta të markave botërore

21 Nëntor 2021 | 15:05

Një nga traditat më të vjetra në Korçë është punimi i thuprës, një traditë e cila çdo ditë e më shumë po shkon drejt zhdukjes.

Euronews Albania vizitoi Pëllumb Hysën në punishten e tij, i cili vazhdon traditën familjare dhjetëra vjeçare në këtë profesion.

“Me një trashëgimi të babait, nga gjyshi po ashtu, këtu e 45 vite para, pra që në moshën 7-vjeçare më ka futur babai në këtë punë e zanat. Bëj shumë lloje, ka çanta të Dolce&Gabbanës, ka të Prades, kemi modelet tona,” – tha mjeshtri i thuprës.

Të tjerë që vazhdojnë këtë zanat apo të rinj që duan të mësojnë janë të pakët.

“Dëshira do ishte shumë e madhe të kishim disa nga këta të rinjtë që të afroheshin, të vinin, të shikonim ç’bëhet këtu por nuk para pëlqehet. Gjithmonë e sa vjen është në rënie. Është i vështirë dhe do kohë ta marrësh e arrish atje ku duhet,” – tha Hysa.

Për Pëllumbin thupra është art, e një punë që bëhet plot zell e dëshirë.

“Është ëndrra ime. Nuk pres të gdhihet e të jem këtu në punë, është ëndrra ime, pasioni im, dashuria që kam për të. Unë e përkëdhel thuprën, e dua aq shumë sa se ke idenë,” – u shpreh ai.

Një profesion i bukur, një art më vete i cili çdo ditë e më tepër po sfumohet e një zanat ku pas disa vitesh do të kujtohet vetëm nga ato çka do të dalin nga duart e Pëllumbit, pasi në horizont nuk duket se institucionet kanë dëshirë për të bërë diçka për “ringjalljen” e kësaj tradite korçare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zvezda pa ujë të pijshëm, banorët protestojnë sërish për investimin 600 mijë euro

Për të disatën herë, edhe këtë të hënë, banorët e fshatit Zvezdë në bashkinë e Maliqit janë ngritur në protestë për ujin e pijshëm. Sipas...
07:45 | 27/07/2026

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Humbi shikimin dhe njërin gisht në fëmijëri, por jo ëndrrën: Historia frymëzuese e klarinetistit Nevruz Bramo

Nevruz Bramo humbi shikimin dhe një gisht të dorës në moshën 10-vjeçare nga shpërthimi i një mbeturine luftarake që do t’ia ndryshonte jetën përgjithmonë, por...
16:54 | 25/07/2026