Qeveria e RMV mbledhje urgjente pas tragjedisë me të paktën 59 viktima, ja vendimet
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur të shpallë një periudhë zie shtatëditore në mbarë vendin, pas tragjedisë së ndodhur në qytetin e Koçanit, ku një zjarr në klubin e natës “Pulse” shkaktoi vdekjen e të paktën 59 personave dhe plagosjen e mbi 150 të tjerëve.
Në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme, e cila filloi me një minutë heshtje për viktimat, qeveria njoftoi se të gjithë personat e përfshirë në këtë ngjarje tragjike, të cilët kanë kontribuar në rrezikimin e jetëve njerëzore, do të mbajnë përgjegjësi ligjore. Janë lëshuar urdhër-arreste për katër persona, dhe një individ është arrestuar tashmë.
Gjithashtu, është urdhëruar që Inspektorati Shtetëror i Tregut të kryejë, brenda tre ditëve të ardhshme, kontrolle të jashtëzakonshme në të gjitha objektet e shërbimeve të natës (kabare, klube nate, disko dhe disko në ambiente të hapura) në të gjithë territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të verifikuar nëse ato funksionojnë sipas standardeve dhe në përputhje me ligjet dhe rregulloret e shtetit.
Për më tepër, qeveria ka aktivizuar mekanizmin për kërkimin e ndihmës ndërkombëtare, ndërsa vendet fqinje, përfshirë Shqipërinë, Bullgarinë, Greqinë, Serbinë dhe Ukrainën, kanë ofruar ndihmë.
Kryeministri Hristijan Mickoski dhe Presidentja Gordana Siljanovska Davkova kanë shprehur ngushëllimet e tyre dhe angazhimin për të mbështetur familjet e prekura.
Qeveria u bën thirrje të gjitha institucioneve dhe qytetarëve që të respektojnë periudhën e zisë dhe të shmangin politizimin e kësaj tragjedie, në mënyrë që organet kompetente të mund të hetojnë plotësisht dhe në kohë ngjarjen.
Në këto momente jashtëzakonisht të vështira dhe të trishtueshme për të gjithë popullin e Maqedonisë së Veriut, shprehim ngushëllimet tona të thella për familjet e viktimave dhe solidarizohemi me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë