Qindra maqedonas kanë marshuar të martën mbrëma në Shkup kundër ndotjes së ajrit, duke e akuzuar qeveritë e vendit për mostrajtimin e problemit të ajrit të ndotur që vazhdon të jetë kërcënim për shëndetin e qytetarëve.
Protestuesit e nisën marshimin nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të Maqedonisë së Veriut, duke mbajtur pankarta në dorë me mbishkrime si: “Në Shkup jetojnë ndërtesa dhe automjete, vetëm ne njerëzit ngulfatemi” dhe “Partitë, a ju japin ajër të pastër?”, dhe vazhdua drejt Kuvendit para se ta mbaronin marshin para ndërtesës së Qeverisë.
Shkupi muajt e fundit vazhdimisht është renditur ndër qytetet më të ndotura në botë, sipas kompanisë botërore IQAir, e cila mat cilësinë e ajrit.
Organizatorët e protestës, përfshirë nismën “Qyteti i gjelbër human” dhe disa OJQ të tjera, theksuan se shkak për protestën janë rastet e shumta të vdekjeve të lidhura me ndotjen e ajrit, të cilat, sipas tyre, përbëjnë 17.7% të vdekshmërisë së përgjithshme në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
- Roli i ushtrisë amerikane në Siri pas rënies së Assadit
- Nis dëbimi i sirianëve, pas pezullimit të aplikimeve për azil vjen largimi