Rama: Banka e Shqipërisë, institucioni që përmbush të gjitha standardet
Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar Bankën e Shqipërisë si “institucionin e vetëm që mund të quhet me plot gojën i tillë në vend”.
Gjatë fjalës së tij në konferencën për 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë këtë të martë, Rama theksoi se ky institucion përmbush të gjitha standardet dhe kriteret që duhen për një institucion të konsoliduar.
“Banka e Shqipërisë është modeli që tregon se si duhet të funksionojnë institucionet e pavarura”, tha Rama, duke shtuar se historia e zhvillimit të saj duhet të shërbejë si shembull për institucionet e tjera në formim.
Në fjalën e tij, kreu i qeverisë citoi ekonomistin britanik John Keynes, duke theksuar rolin e bankës qendrore për të garantuar stabilitet në afat të shkurtër, brenda një vizioni afatgjatë.
“BSH është në mos i vetmi, ndër shumë të paktit institucione të republikës sonë që mund të quhet i tillë me plot gojën, në kuptimin dhe me standardet që kemi parasysh kur flasim për institucionet që i duhen një vendi modern dhe pjesë e familjes evropiane”, u shpreh Rama.
Ai shtoi se do të ishte e vlefshme që historia e zhvillimit të Bankës së Shqipërisë të dokumentohej si model për ndërtimin e institucioneve të pavarura dhe të qëndrueshme.
LEXONI GJITHASHTU:
Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë
Conad feston 20 vite suksesi dhe revolucioni në tregun shqiptar
Sondazhi i OECD: Shqiptarët shtyjnë daljen në pension për shkak të pasigurisë financiare
- 18:37 Trump: SHBA-të do të ‘rrisin me shpejtësi’ prodhimin e pajisjeve mbrojtëse
- 18:29 Trump: NATO po bën ‘përparim të madh’ në shpenzimet e mbrojtjes
- 18:21 “Erdogan është udhëheqës i shkëlqyer”, Trump përshëndet Samitin e NATO si shumë të suksesshëm
- 18:16 3 zyrtarë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut ndalohen në Qafë-Thanë, nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri
- 17:56 Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
- 17:54 FBI-ja heton Federatën e Argjentinës për pastrim parash