Rama: Basha President, po aq mundësi sa Berisha të fitojë ‘Oscar’
Kryeministri, Edi Rama në përfundim të mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste ka folur për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.
Hamendësimet lidhur me mundësinë e zgjedhjes së Lulzim Bashës si kryetar shteti, i përjashtoi në mënyrë kategorike.
“Lulzim Basha mund të bëhet President i Republikës me votat e kësaj shumice aq sa Sali Berisha mund të fitojë çmimin Oscar…”, tha Rama me ironi.
Kryeministri shtoi se “është hera e parë që PS i ka votat për të zgjedhur presidenti dhe nuk varet nga votat e të tjerëve, kështu që përgjegjësia është e jashtëzakonshme për t’i dhënë Shqipërisë një president që të jetë një njeri normal”.
Për zgjedhjen e Presidentit, Kuvendi zhvillon deri në pesë votime. Presidenti zgjidhet në votimin e parë, të dytë ose të tretë kur një kandidat merr jo më pak se tri të pestat e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit (84 vota).
Në votimin katërt dhe të pestë zgjidhet President kandidati që siguron më shumë se gjysmën e votave të të gjithë anëtarëve të Kuvendit (71 vota).
Në zgjedhjet e fundit parlamentare të qershorit 2021, PS arriti të siguronte 74 mandate në Kuvend.
Mandati i Presidentit aktual, Ilir Meta përfundon më 24 korrik 2022.
Gjatë qeverisjes së PS në periudhën pluraliste, ka zgjedhur tre presidentë; Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Ilir Meta.
Moisiu ishte një president konsensual PS-PD, ndërsa Meta me bashkëpunimin PS-LSI kurse Meidani u zgjodh nga vetë PS.
Kjo pasi në zgjedhjet e vitit 1997, pas trazirave, PS arriti të merrte më shumë se 100 mandate në Parlament.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 16:08 Rrufeja godet tufën e deleve në Pogradec, ngordhin rreth 10 krerë
- 15:55 Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
- 15:52 Kongresmenët amerikanë duan ta zhvendosin samitin e OSBE-së nga Beogradi në SHBA
- 15:48 Shiste ora luksoze dhe bizhuteri të dyshuara të kontrabanduara, arrestohet pronari i një argjendarie në Lezhë
- 15:24 Zjarri në Cap Ferret, mbi 400 persona evakuohen me varka (VIDEO)
- 15:16 Autopsia e Daniel Siad nuk zbulon shkakun e vdekjes, vijojnë hetimet