Rama komenton marrëdhënien me Vuçiç: Herë pas here nuk pajtohemi
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shprehet se mosliberalizimi i vizave për Kosovën është turp për BE-në, pasi qytetarët e Kosovës janë të vetmit në kontinentin tonë që nuk lejohen të udhëtojnë të lirë.
Në një intervistë për gazetën gjermane ”Frankfurter Rundschau”, ai ka deklaruar se qytetarët e Kosovës më parë në ish-Jugosllavi dhe Serbi dhe kanë qenë të lirë të udhëtojnë.
“Dhe tani? A janë të pavarur dhe të lirë nga diktatura apo çlirimtarët i mbajnë në një lloj burgu?”, ka thënë ai, ndërkohë komentoi edhe raportet e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
“Ne kemi një marrëdhënie të mirë personale edhe pse herë pas here nuk pajtohemi. Për shembull, ai thotë ‘e ashtuquajtura Kosovë’. Unë them ‘shteti i pavarur i Kosovës’. Ne tani i zgjidhim mosmarrëveshjet tona në një mënyrë të civilizuar”, ka thënë Rama.
Sipas tij, pajtimi mes qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë do të marrë kohë.
“Kush do ta kishte menduar se gjermanët dhe francezët do të ishin sërish partnerë të ngushtë kaq pak vite pas Luftës së Dytë Botërore? Vizioni dhe lidershipi politik nevojiten për të çuar përpara këtë proces. Por, ky proces do të ndodhë, jam i sigurt. Nuk ka kthim pas”, shprehet ai.
LEXONI GJITHASHTU:
“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit
Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij
Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata
- 22:32 Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz të shëndetit të tifozëve!
- 22:26 Witkoff dhe Kushner takohen me ekspertë bërthamorë në laboratorin kombëtar ‘Oak Ridge’
- 22:08 Aksident i rëndë në Novoselë, humb jetën një person
- 22:01 OKB-ja fajëson dezinformimin online për protestat jashtë zyrave të saj në Libi
- 21:51 Mesfushori i Gjermanisë, Lennart Karl dëmtohet në stërvitje. Mund të humbasë Kupën e Botës
- 21:43 Ekstradohet nga Dubai grupi kriminal të kërkuar për narkotikë, pastrim parash dhe mashtrim kompjuterik