Rama-Mitsotakis dhe “përplasjet” për Belerin, gazetari grek: Çfarë ndodhi në Bruksel
Redaktori i gazetës Kathimerini, Vasilis Nedos në një intervistë për Euronews Albania, zbuloi detaje nga biseda e dy kryeministrave Rama dhe Mitsotakis, në takimin në Bruksel. Ai ka treguar se çfarë u tha mes dy liderëve dhe “përplasjet” e tyre për çështjen e Fredi Belerit.
“Mendoj se diskutimi ishe miqësor, por do të thoja se nuk kishim ndonjë kalim më tej, nuk kishim progres. Pala e Mitsotakis thoshte se çështja Beleri nuk është dy palëshe, ka të bëjë me shtetin e të drejtës, “lëreni të betohet, e të ecim tutje”. Rama nga ana tjetër ka thënë se ka koncept tjetër, sipas tij çështja Beleri është dypalëshe dhe Bashkimi Europian nuk fare punë me këtë”,-tha Rama.
“Marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë mjaft mirë”, kështu i vlerësoi gazetari, i cili duke i vënë nota, e vlerësoi marrëdhënien mes dy vendeve me notën 7.
Ai tha se edhe mes dy kryeministrave janë të mira pavarësisht se duket se çështja Beleri, i ka tronditur pak, megjithatë edhe për marrëdhënien Rama-Mitsotakis, gazetari i Kathimerini, e vlerësoi me notën 7.
“Do të thoja se marrëdhëniet Shqipëri- Greqi, raportet dypalëshe janë në raport 7 dhe mund të shkojnë deri te 10 dhe mendoj se raportet Mitsotakis- Rama për arsye të çështjes Beleri është tundur pak ky raport. Megjithatë edhe aty ka mirëkuptim. Do të vija notën 7 që të mos e çoja më poshtë”, tha gazetari.
Gjatë intervistës ai theksoi rëndësinë se përse kryebashkiaku i zjgedhur i Himarës duhet të bëjë betimin dhe të marrë detyrën që komuniteti i ka besuar, pavarësisht se mund ta humbasë sërish atë nëse shpallet fajtor.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona