Rama prezanton programin “Drejtësia që Duam”, kërkon mandatin e tretë: Progresi i bërë nuk mjafton
Kryeministri Edi Rama po prezanton sot programin “Drejtësia që Duam”, ku kërkoi para shqiptarëve mandatin e tretë, pasi tha se qeveria ka bërë progres, por nuk mjafton.
“Sa herë fitojnë ata Shqipëria humbet. Shqipëria sot është më mirë se dje por nuk është ende ajo që ju doni dhe ajo që unë dua. Po të ndihesha i kënaqur do ndalesha këtu por nuk mund t’i lë në mes gjithë këto punë. Ne kemi bërë progres por nuk mjafton. Nuk ju mjafton ju dhe nuk ka si më mjafton mua. Ky progres mjafton për garanci për të arritur aty ku duam”, tha kreu i qeverisë.
Ai u shpreh më tej se zgjedhjet e 25 prillit lidhen në radhë të parë me fatin e drejtësisë në Shqipëri.
“Kjo temë është drejtësia. Më dëgjoni me shumë vëmendje ju lutem, këtë që po përpiqem t’ju them sot. Këto zgjedhje lidhen në radhë të parë me fatin e drejtësisë në Shqipëri për një kohë të gjatë pas 25 prillit, mbase për më shumë se një dekadë të tjerë. E di që jeni lodhur duke pritur me dekada drejtësinë që meriton dhe që ne shumica e sotme, PS duam për Shqipërinë, për çdo qytetar të këtij vendi, që unë dua për fëmijët tanë pa dallim në radhë të pare”, u shpreh Rama.
Lexoni gjithashtu:
95% e shërbimeve online, shtohet pasaporta e vaksinimit, por Shqipëria nuk do e vendosë kusht
Bardhi nga Parlamenti Europian: Kuvendi është zhveshur nga funksioni i tij, opozitës iu refuzuan pesë kërkesa
Rama konfirmon deklaratën e Rutte-s: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Tiranë
Rutte nga Turqia: Samiti i ardhshëm i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
- 19:55 Irani kërcënon të mbyllë plotësisht Ngushticën e Hormuzit në përgjigje të sulmeve të reja
- 19:44 Ukraina: NATO mori vendime konkrete për mbrojtjen ajrore
- 19:44 Mungesa e fuqisë punëtore, Shqipëria hap tregun për punëtorët nga Azia dhe Afrika (Shifrat)
- 19:39 Trump paralajmëron Iranin për sulme të reja: Do ta godasim fort sonte
- 19:34 Shefi i OKB-së: Duhen 296 mln dollarë për të ndihmuar të mbijetuarit e tërmetit në Venezuelë
- 19:31 3 zyrtarë shqiptarë pretendojnë se nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri, reagon Dogana e Qafë-Thanës