Rama takime me liderët politikë në Greqi: Zgjidhim çështjet e lëna pezull
Në vizitën që zhvilloi në Athinë, kryeministri Edi Rama u takua me liderët e shtetit fqinj. Ministri i Jashtëm, Nikos Dendias tha se Greqia e sheh Shqipërinë si një mike të afërt dhe së shpejti, anëtare të Bashkimit Europian.
Greqia e sheh Shqipërinë si një mike të afërt, deklaroi ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, në fjalën që mbajti në ekspozitën e çelur në Athinë nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
“Përzgjedhja e Zapion Megaron për ekspozitën, mbart një simbolikë shumë të fortë dhe të qartë. Ky është pikërisht vendi ku në vitin 1979 u nënshkrua Traktati i Anëtarësimit. Ky është pasqyrimi si e shohim ne Shqipërinë. Një fqinje, një mike të afërt dhe më lejoni të them, shpresoj që së shpejti edhe si pjesë e familjes sonë të përbashkët”, theksoi ai.
Ndërsa në takimin me presidenten greke, Katerina Sakellaropoulou, Rama u shpreh optimist për zgjedhjen e çështjeve të lëna pezull, përfshirë çështjen e detit.
“Jam shumë optimist se pikërisht në këtë klimë do të zgjidhim më së miri të gjitha çështjet e lëna pezull mes dy vendeve. Edhe dakortësia për t’ju drejtuar një pale të tretë për zgjidhjen e çështjes së detit, tregon se jemi në rrugën e duhur për t’i dhënë zgjidhje problemeve”,u shpreh ajo.
Gjatë vizitës në Athinë, Rama u takua edhe me kreun e Kuvendit të Greqisë, Konstandinos Tasoulas.
LEXONI GJITHASHTU
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë