Raporti i KE-së për RMV-në, politika beson në hapjen e negociatave

3 Mars 2020 | 06:33

Raporti pozitiv i Komisionit Evropian për punën e Maqedonisë së Veriut në procesin e reformave, ka shkaktuar frymë pozitive në opizionin publik dhe bindje se Këshilli Evropian do të pranojë rekomandimin e Komisionit Evropian për nisjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.

Zëvendës kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, u tha mediave se Maqedonia e Veriut meriton notën pozitive për shkak të numrit të madh të reformave, sidomos në gjyqësor.

“Edhe njëherë konfirmohet qartë rekomandimi për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Në raport qartë theksohet përcaktimi reformues i vendit në fusha të cilat Këshilli Evropian i kishte përcaktuar si prioritare. Gjyqësori, shërbimet e inteligjencës, administrata dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, theksoi Bujar Osmani, zëvendës kryeministër i RMV-së.

Osmani shprehet i bindur se shumë shpejt Maqedonia e Veriut do të marrë edhe datën për nisjen e negociatave.

“Qartë po hapet rruga për vendim për fillimin e bisedimeve në mars të vitit 2020”, shtoi Osmani.

Nga ana tjetër, eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji pas publikimit të raporteve për progresin e dy vendeve tha se Komisioni Evropian qëndron fuqimisht në rekomandimet e tij për hapje të bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026