Raste sporadike me fruth në Shqipëri, ISHP: Vaksinoni fëmijët
Edhe pse në mënyrë sporadike, rastet me fruth nuk mungojnë në Shqipëri. Aktualisht janë identifikuar14 fëmijë të grupmoshës 0-14 të prekur nga Fruthi. Ekspertët e ISHP bëjnë me dije se, një vatër infektimi është identifikuar së fundi në një çerdhe private në Fier.
“Kemi patur disa raste pozitive me fruth dhe kjo te fëmijë që kanë qenë të pavaksinuar. Madje janë konfirmuar raste në një çerdhe në qytetin e Fierit, që kanë qenë të pa vaksinuar”,-tha Rovena Daja Specialistë ISHP.
Vaksinat e fruthit aplikohet në dy doza në moshën 1 dhe 5 vjeç. ekspertët thonë se mos vaksinimi i vë fëmijët në rrezik.
Specialistët apelojnë për vaksinim në kohë të fëmijëve, por edhe ato që e kanë kaluar moshën, mund të vaksinohen.
OBSH prej më shumë se një viti ka paralajmëruar se rastet me fruth do të vijojnë të rriten, shkak është ulja e mbulesës vaksinale në të gjithë Evropën. Sa i takon Shqipërisë aktualisht mbulesa vaksinale e një dozë është 81%, ndërsa ajo me dy doza 92%. Pragu i mbulesës vaksinale që mundëson parandalimin e shpërthimeve duhet të jetë mbi 95%.
LEXONI GJITHASHTU:
Tentoi të vidhte me thyerje një market në Krujë, shoqërohet në polici 14-vjeçari
Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Rama dhe Lamallari në Qendrën e Komandës dhe Kontrollit të “Smart City”: Detekton rreziqet në kohë reale
- 09:12 Polonia kap tre avionë luftarakë rusë pranë brigjeve të Baltikut
- 09:05 SHBA vendosi tarifa 25% ndaj mallrave braziliane, reagon presidenti i Brazilit: Nuk do t’i nënshtrohemi Amerikës
- 09:03 OKB: Pothuajse një në tre persona nuk mund të përballojë një dietë të shëndetshme
- 08:58 Ndërpritet në sekondën e fundit nisja e raketës Starship, pësoi 4 defekte motorësh
- 08:55 “Prindërit të ndihen të lehtësuar për sigurinë e fëmijëve në shkolla”, familja Cani reagon për deklaratën e kryeministrit
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm