English

Rasti i 4 me coronavirus në RMV| E prekur drejtoresha e spitalit të Shkupit, nuk u kontrollua pas kthimit nga Italia

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Një tjetër rast me coronavirus është konfirmuar në Maqedoninë e Veriut, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 4. Bëhet fjalë për një mjeke, drejtoreshë e Spitalit për Sëmundje të Lëkurës në spitalin shtetëror të Shkupit, e cila një javë më parë është kthyer nga Italia. Mjekja nuk ka respektuar rekomandimet për kontroll të të gjithë atyre që vijnë nga Italia, ndërkohë që gjatë kësaj jave ka shkuar çdo ditë në punë.

- Advertisement -

“Pacientja është kolege e jona, e cila ka ardhur nga Italia, është drejtoreshë e Klinikës për Sëmundjet e Lëkurës. Pesë ditët e fundit ka qenë në punë. Por është mirë që nuk ka qenë në ambulancë, pra nuk ka pasur kontakt me pacientë. Gjendja e saj është stabile”, tha ministër i shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ministri i Shëndetësisë u shpreh i zhgënjyer që pikërisht një mjeke nuk i ka respektuar rekomandimet nga OBSH-ja.

“Si ministër që në periudhën e kaluar, praktikisht jam përkushtuar ditë e natë në kontrollin e coronavirusit. Me gjithë ekipin i cili punon në preventim, trajtim, jam shumë i zhgënjyer nga ky mosrespektim”, tha ministri.

Gjatë ditës do të merret vendim se si do të veprohet me pacienten e infektuar dhe me personelin mjekësor të Spitalit të Sëmundjeve të Lëkurës, që kanë qenë në kontakt me mjeken në fjalë, nëse do jetë nevoja të izolohen të gjithë në spital apo nëpër shtëpitë e tyre. 

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?