Regjistrimi i popullsisë në Serbi, Berisha: Vuçiç, projekt për dëbimin e shqiptarëve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve në Serbi, që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë.
Në një deklaratë për mediat jashtë ambienteve të Kuvendit, Berisha akuzoi presidentin serb, Aleksandër Vuçiç se ka ndjekur politika për të dëbuar shqiptarët nga trojet e tyre.
“Një thirrje vëllazërore, për të gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës, komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, por edhe të gjithë shqiptarëve në Serbi, të marrin pjesë në regjistrimin që po bën kjo republikë. Po bën një regjistrim problematik dhe ka bërë gjithçka, Vuçiç me të gjitha politikat që ka ndjekur, të zvogëlojë artificialisht popullatën shqiptare në trevat e veta mijëvjeçare në Luginën e Preshevës.
Format e përdorura nga serbomadhi Vuçiç, për të çregjistruar banorët e këtyre komunave, nga trojet e tyre shekullore, janë unike në botë. Njëra prej të cilave, mjafton që postieri të trokasë në derë dhe të mos i hapë kush derën, ajo familje çregjistrohej. Kjo duhet të marrë vetëm një përgjigje, regjistrimin e të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, në Republikën e Serbisë, Evropë, SHBA, kudo”, theksoi Berisha.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë