“Rend i ri Botëror”, eksperti: Ç’ndodh pas përplasjes ekonomike mes Kinës dhe SHBA

8 Prill 2025 | 21:23

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Marlind Laçi ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku tha se përplasja mes Kinës dhe SHBA-së është treguesi se një rend i ri botëror sapo ka nisur.

Ai tha se Donald Trump po mban “premtimet” e bëra në lidhje me taksat dhe tarifat, ndërsa po përpiqet të izolojë ekonomikisht Kinën. Mirëpo sipas ekspertit mbetet për tu parë se sa do e arrijë SHBA-ja të

“Kjo përplasje tregon edhe njëherë se rend i ri botëror sapo ka hedhur siparin. Bëhet fjalë për një rend të ri botëror që luftën do e ketë qoftë fizike dhe ushtarake, ashtu edhe ekonomike.  Shtetet e mëdha si SHBA Kina, apo Rusia kanë mundësinë të intervenojnë në shumë vende të tjera në forma ushtarake. Kemi rastin e Trump, i cili paralajmëroi taksime dhe tarifa, e mbajti premtimin. Donald Trump është munduar të izolojë ekonomikisht kinën, por se sa do ia arrijë qëllimin që të izolojë, gjigandin më të madh ekonomik që ka 5% rritje ekonomike në vit”,-tha eksperti Marlind Laçi.

I pyetur se çfarë mund të ndodh nëse Shtetet e Bashkuara Ekonomike nuk do mund ta përballojnë këtë përplasje ekonomike, Laçi tha:

“Mund të ndodh ndërhyrja në Tajvan. Mediumet Kineze jo më larg se ditën e djeshme paralajmëruan që republikë popullore e kinës, si vizion të saj për çështje të sigurisë kombëtare ka rimarrjen e Tajvanit. Sepse ata janë kinezë nuk janë amerikanë. Në këtë kontekst do të shihet më pas se cila forcë do ia dalë më pas të fitojë këtë luftë ekonomike që ka gjasa të degjenerojë në një luftë fizike”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026

Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë

Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë edhe për 12 muaj të tjerë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë. Këshilli Evropian rinovoi masat kufizuese të BE-së, duke pasur...
09:45 | 26/06/2026

Të shtënat në Shkodër, arrestohen 2 persona dhe shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen armë dhe municione (VIDEO)

Dy persona janë vënë në pranga nga policia në Shkodër. Ata u arrestuan lidhur me të shtënat e regjistruara mbrëmjen e së enjtes në lagjen...
09:06 | 26/06/2026