Revoltohet Myslim Murrizi: SPAK ta fillojë që me Ramiz Alinë, Nanon, Berishën…
14 Nëntor 2023 |
22:13
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Myslim Murrizi tha në emisionin Now në Euronews Albania se SPAK duhet të verifikojë pasurinë e 2 mijë njerëzve, duke nisur nga protagonistët e viteve ‘90 e deri më sot.
Sipas tij, arsyeja pse prokurorët e SPAK paguhen 2-fish më shumë se presidenti i republikës është që të jenë të pavarur.
“SPAK duhet të verifikojë pasurinë e 2 mijë vetave, ta fillojë nga Ramiz Aliaj, Nano, Berisha, Majko. Për këto paguhet 8 mijë euro, 2-fish më shumë se Begaj, mbi 3-fish më shumë se Rama. Paguhet të ketë pavarësi, jo ti mbajë sytë nga kafja e radhës. Gjatë viteve 2019-2022 SPAK është drejtuar nga një ish-hetues i komunizmit, njëri i ekspozuar politikisht si tifoz i Marksit”, tha Murrizi.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve