Rigjallërohet pylli i fazanëve, atraksioni i veçantë turistik në Korçë tërheq vizitorë vendas e të huaj

20 Shtator 2020 | 18:30

Një atraksion i veçantë turistik në juglindje të Shqipërisë, dhjetë kilometra larg qytetit të Korçës, i lënë në hije për vite me radhë, po rijetëzohet pak e nga pak. Një nga zonat më të gjelbëruara me pyje halorë, po shton rreth 50 fazanë me qëllim mbarështimin e tyre.

Të shumtë janë vizitorët të cilët preferojnë të kalojnë disa orë në fundjavë në këtë zonë.

“Vijmë shpesh herë, kur kemi pushim, është vend i bukur dhe i freskët,” – tregon një qytetar.

“Vij çdo të diele,” – shprehet një zonjë, “vend i veçantë dhe i pastër” – thotë një tjetër.

Krijesa e hijshme me orgjinë të lashtë që është kthyer në simbol të këtij pylli, nuk është i vetmi investim për kthimin e gjallërisë.

“Pylli është pasuruar gjithnjë e më shumë, duke filluar që me rikthimin e fazanëve dhe kaprojve dhe me pasurim tjetër të botës shtazore,” – thotë Stiljan Belishta, këshilltar i kryebashkiakut Sotiraq Filo.

I njohur jo vetëm për bimësinë e egër dhe faunën e larmishme, pylli ofron një pamje piktoreske, duke u kthyer në një potencial turistik për zhvillimin e zonës.

“Vizitorët mund të gjejnë freskinë dhe oazin e bukur që krijohet pasi pylli i fazanëve në perëndim laget nga lumi Dunaveci dhe në pjesën veriore laget nga lumi i Devollit, karakteristika këto që i japin pyllit atraksion turistik,” – shton më tej Belishta.

Pylli është nën administrimin e Agjencisë së Zonave të Mbrojtura pranë Ministrisë së Mjedisit dhe shpesh mban aktivitete të ndryshme për argëtimin e turistëve shqiptarë dhe të huaj. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026

90 familje të komunitetit rom 9 muaj pa bonus strehim, ngrihen në protestë

Dhjetëra përfaqësues të familjeve të komunitetit rom dhe egjiptian u mblodhën para Bashkisë së Durrësit për të protestuar ndaj mosdhënies së bonusit të strehimit. Banorët...
20:50 | 22/06/2026