Rikthehet importi i mbetjeve, qeveria hedh për konsultim projektligjin e ri

21 Gusht 2024 | 13:48

Një ligj i ri “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve” i hartuar nga qeveria me argumentin se do të përshtatemi me rregullat e Bashkimit Evropian, ka rikthyer debatin tek çështjet mjedisore.

Nisma e hedhur në konsultim publik, përmban edhe një nen të posaçëm për importin e mbeturinave. Ai lejon sjelljen në Shqipëri të mbeturinave nga jashtë, për një kategori të caktuar që qeveria do ta përcaktojë më vonë.

Edhe pse neni saktëson se në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndalohet importi dhe kalimi tranzit i mbetjeve të rrezikshme, qeverisë i lihet dorë e lirë për disa të tjera.

Si kryhet importi i mbetjeve?

Në territorin e Republikës së Shqipërisë lejohen të importohen, vetëm disa kategori të caktuara mbetjesh jo të rrezikshme, pas miratimit të kërkesës për import me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit miraton listën e mbetjeve jo të rrezikshme të cilat lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë si dhe rregullat për zbatimin e këtij neni.

Ligji i ri për menaxhimin e mbetjeve vjen në një kohë kur formula e incenerimit, e zgjedhur nga qeveria e majtë është përfshirë në një skandal korruptiv, ndërsa ditët e fundit një anije me disa tonë mbetje të rrezikshme e nisur nga Shqipëria për në Tajlandë, po kthehet mbas duke lënë enigmë menaxhimin e tyre.

Importi i mbetjeve në vetvete është një çështje që ka hapur debat, sa herë që qeverinë, të majta apo të djathta e kanë hapur. Iniciativa të tilla kanë nisur që nga qeveria Nano, Berisha e më pas ajo e Ramës. Prova e fundit ka qenë në vitin 2016, ku një ligj që lejonte importin u miratua nga qeveria e kohës dhe u kthye mbas nga Presidenti Bujar Nishani. Asokohe Meta, në koalicion me Ramën, nuk i dha votat për ta rivotuar nismën.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar

Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo, deklaroi në një lidhje live  për Euronews Albania se, ndryshe nga prirjet e përgjithshme në vend, Himara po...
22:12 | 21/07/2026

Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta

Eksperti i ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, i ftuar në emisionin Now me Erla Mëhillin, hodhi poshtë pretendimet se protestat kanë ndikuar në rënien e turizmit në...
21:57 | 21/07/2026

Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)

Një stuhi e fortë ka përfshirë qytetin bregdetar të Vlorës mbrëmjen e kësaj të marte, në kulmin e sezonit turistik. Qyteti është përfshirë nga një...
21:44 | 21/07/2026