Rikthimi në shkollë, rregullat që do të ndiqen për maturantët

14 Maj 2020 | 14:45

Më 18 maj, 31 mijë maturantë në të gjithë vendin do të rikthehen në bankat e shkollës për të zhvilluar konsultime. Gazetarja e Euronews Albania, Dorina Halili pa nga afër masat që po merren në gjimnazin “Sinan Tafaj“. Për shkak se numri i nxënësve do të jetë i reduktuar në klasa, maturantëve do t’u zhvillojnë mësim edhe mësuesit e klasave të 10-ta dhe 11-ta.

“Në orën 08:30, nxënësit do të vijnë në mjediset e shkollës, do të jetë konkretisht mësuesi ai që do të bëjë pritjen e nxënësve në pikën zero të oborrit të shkollës. Kemi sinjalistikën përkatëse, e cila respekton largësinë 2 metra, që do të thotë që nxënësit do të rrinë në pritje në pikën e tyre statike deri në momentin kur të vijnë në hyrje të shkollës sipas trajektores që sapo e cilësova”, shprehet Mira Kotobelli, drejtore e gjimnazit “Sinan Tafaj”.

Pas pritjes në rrathët e distancës të gjithë maturantët do duhet të ndalojnë në hyrje të shkollës, ku nuk do lejohet të kalojnë nëse nuk iu matet temperature. Vetëm nëse nxënësi nuk do rezultojë i sëmurë, atëherë ai do të ketë mundësi të futet në ambientet e shkollës për të zhvilluar procesin mësimor.

Në ambientet brenda shkollës teksa ende vijojnë përgatitjet, janë vendosur udhëzimet për ruajtjen e distancës dhe respektimin e masave higjienike. Mjediset e klasave janë përshtatur sipas parimit të distancimit fizik, ku duke nisur nga 18 maji në çdo bankë është përcaktuar se do të ulet vetëm një maturant, i cili duhet të jetë i pajisur më maskë dhe doreza.

“Është respektuar distanca nga njëra bankë në tjetrën dy metra. Çdo nxënës ka listën emërore në hyrje të klasës. Kemi numrin përkatës, pra çdo nxënës e di paraprakisht numrin e bankës në të cilën do të ulet”, tha znj. Kotobelli.

Respektimi i distancimit fizik ka bërë që numri i nxënësve në klasë gjatë një ore mësimore të jetë më i pakët se zakonisht. Kjo sjell pamundësinë e zhvillimit te konsultimeve për lëndët e maturës vetëm me mësuesit e viteve të treta.

“Vështirësinë e patëm në fillim derisa u qartësuan edhe gjërat. E pamë të nevojshme, të pashmangshme, përfshirja e të gjithë mësuesve të ekipeve lëndore përkatëse, që do të thotë edhe pse lëndën e matematikës e zhvillonin dy mësues, në kushtet që ndodhemi jemi të detyruar të përfshijmë të gjithë mësuesit”, deklaroi drejtorja e gjimnazit “Sinan Tafaj”.

Drejtorja e Shkollës “Sinan Tafaj“‘ na sqaron se maturantët në ditë do të zhvillojnë katër orë mësimore dhe përgjatë tre javëve do realizohet përsëritja e të gjitha lëndëve, të cilat do duhet të jepen në provim.

“Orët janë 50 minutëshe dhe pushimi midis tyre 10 minuta, pushim të madh nuk do ketë. Të mos harrojmë që nxënësit do duhet të respektojnë rregulla strike tashmë, qoftë të lëvizjes nëpër klasa, qoftë lëvizja pa motiv të caktuar në koridoret e shkollës”, thotë ajo.

Në të tilla kushte të gjithë maturantët do të zhvillojnë edhe provimet e maturës, provime të cilat ndryshe nga herët e tjera do te jenë me 60 pyetje vetëm me alternativa.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë nxjerr masat për qytetarët: Ja çfarë duhet të bëni

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Shqipërinë gjatë ditëve të fundit ka sjellë temperatura të larta në të gjithë vendin, duke ngritur alarmin për...
10:38 | 24/06/2026

Protestuesi Erlis Sina i përgjigjet Ramës nga protesta: Nuk mund të jemi miq

Protestuesi Erlis Sina, të cilit kryeministri Edi Rama iu drejtua këtë të martë me një mesazh publik, i ka kthyer përgjigje nga protesta. Gjatë fjalës...
20:16 | 23/06/2026

Dita e 24-t e protestës, publikohen 5 kërkesat kryesore të protestuesve

Në ditën e 24-t të protestës, një nga përfaqësuesit e saj deklaroi gjatë fjalimit se protestuesit po i kujtojnë kryeministrit pse janë në këtë protestë....
20:00 | 23/06/2026