Roland Bejko e zbulon publikisht: Jam ndarë përfundimisht me Bashën!

10 Korrik 2024 | 14:47

Ish-kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, është shprehur se është ndarë përfundimisht me ish-kryedemokratin Lulzim Basha.

Bejko tha në Euronews Albania se ndarja erdhi pas disa gabimeve që kishte bërë sipas tij Basha, gjatë kohës së drejtimit të PD-së.

Ai shtoi se aksioni i Bashës duhet të fokusohej kryesisht te mposhtja e Rithemelimit të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha e më pas të konkurronte me Ramën, gjë që sipas tij ai nuk e bëri.

“Jam ndarë përfundimisht me Bashën. Unë kam qenë partizan si askush tjetër i Bashës. Më pyesnin pse duhet ta mbështesësh prapë Bashën për kthimin e tij dhe u thoja që deri dje ka qenë në bashkëkryetarsi me Berishën dhe si çdo njeri ka të drejtë të provohet njëherë vetëm, pa Berishën.

Edhe në Kuvendin e 2 shtatorit unë prap me kusht e mbështeta. Ju e keni transmetuar live Kongresin. Tezat ishin të mira. Do të bëhej betejë mbështetur te e vërteta.

Nuk dha prova force kundër Berishës. Pjesa kryesore e aksionit do të bazohej aty. Unë dhe shumë të tjerë atje brenda nuk kemi qenë dakord me strategjinë e ndjekur nga Basha. Kishte një strategji shumë soft”, tha Basha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale

Duke komentuar protestat në Tiranë, analistja dhe pedagogia Arsejda Gjyli tha në emisionin “Now me Erla Mëhillin” se figurat që dalin në krye të protestës...
22:35 | 24/06/2026

Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit

I ftuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, analisti Lavdrim Lita komentoi protestat në Tiranë, duke u ndalur te zhvillimet dhe perspektiva e tyre në...
22:24 | 24/06/2026

E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Kavajë, ku një 74-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur me...
21:37 | 24/06/2026