“Rrëzuan ‘Kushtetuesen’ për lejet e tubimeve”- Vasili: Parlamenti është marrë peng
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, është shprehur se Parlamenti në Shqipëri është marrë peng nga një grup mafioz që punon për interesat e tyre.
Komentet Vasili i bëri përmes një deklarate jashtë ambienteve të Kuvendit, ku tha se ditën e sotme maxhoranca rrëzoi Gjykatën Kushtetuese, e cila kishte kërkuar heqjen e detyrimit për marrjen e lejeve për zhvillimin e tubimeve.
Ai shtoi se maxhoranca pasi vodhi me bordet e karburanteve, vendosi sot që të rrëzojë edhe nismën për uljen e çmimit të karburanteve.
“U hodh poshtë vendimi i Gjukatës Kushtetuese lidhur me tubimet. Pasi GJK ka kërkuar 2 vite e gjysmë më parë që të hiqet detyrimi i kërkimit të lejes për tubimet, sot u rrëmbye edhe GJK. Parlamenti me 75 kartona rrëzoi edhe GJK. Rrëzuan njëkohësisht edhe projektligjin për uljen e çmimit të karburantit.
Pasi miratuan bordet e hajdutëve që vodhën dynjanë, që u rrëzuan nga të gjitha anët, e rrëzuan edhe atë ligj. Duhet të kuptoni që ky është një Parlamenti marrë peng nga një grup mafioz. GJK u rrëzua, Kushtetuta e rrëzua dhe u mor peng nga ky Parlament horrash që rrinë atje”, u shpreh Vasili.
Kujtojmë se ditën e sotme seanca plenare u përfshi nga kaosi, pasi deputetët e opozitës në shenjë proteste përmbysën karriget dhe ndezën tymuese.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
- 12:20 Mijëra persona protestojnë në Gjermani kundër partisë së ekstremit të djathtë, AfD
- 12:13 Sot protesta kombëtare, diaspora mbërrin në Shkodër. Me këngë patriotike dhe flamuj, vijojnë rrugën drejt Tiranës
- 12:05 Protestuesi i shoqëruar vuan nga epilepsia, avokati Serjani kërkon lirimin e tij: Gjatë krizave është dhunuar nga policia
- 11:49 Irani apel vendeve të Perëndimit: Ngushtica e Hormuzit nuk është skenë për të shfaqur forcën ushtarake
- 11:47 Mbush 62 vjeç, Rama poston foton me flamingon: Faleminderit për urimet. Urrejtësit, provë që s’po jetoj kot
- 11:36 Ndërron jetë në moshën 99-vjeçare aktori Koço Qëndro