Rritet numri i të prekurve me COVID-19 në RMV, një 66-vjeçare ndërron jetë
Maqedonia e Veriut po përballet me shtimin e rasteve me COVID-19. Përgjatë 24 orëve të fundit raportohet se janë regjistruar 22 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve në 241 persona. Për shkak të gjendjes së rëndë, një 66-vjeçare nga Struga ndërroi jetë ditën e sotme, ndërsa vuante nga hipertensioni dhe mushkëritë.
Euronews Albania ka mësuar se 66-vjeçarja ishte diagnositikuar ditën e djeshme me virusin pas izolimit disa ditor, i cili kishte ardhur si pasojë e kontaktit të saj me një mjek nga Dibra që ishte i infektuar me COVID-19.
Gruaja nga Struga kishte caktuar kontroll për virusin më 24 mars të këtij muaji, por burokracitë institucionale e kanë penguar atë që të shtrohet në spital dhe të mjekohet. Për këtë arsye neglizhence, ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut është shprehur se do të hetojë rastin e të ndjerës se përse nuk i është mundësuar shërbimi spitalor, sipas kërkesës.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 22:29 “Shkodra pret më shumë turistë këtë vit”, gazetari: Rritje deri në 25% e vizitorëve
- 22:12 “Himara thyen pritshmëritë turistike”, kryebashkiaku Tavo: Fluksi i vizitorëve është rritur me 30% krahasuar me vitin e kaluar
- 22:02 Turizmi në Vlorë, gazetari: Protestat nuk ndikuan te pushuesit, Sazani dhe Karaburuni vijojnë me fluks
- 21:57 Eksperti i ekonomisë: Numri i turistëve mbetet pozitiv, sfida kryesore janë kostot e larta
- 21:44 Stuhia e papritur godet Vlorën, pushuesit largohen me nxitim nga plazhi (VIDEO)
- 21:04 Moti i keq godet Kosovën, humb jetën 61-vjeçari pasi rrëshqiti në ballkonin e shtëpisë! Plagosen 2 të tjerë