Rritet numri i të shëruarve në RMV, kreu i Shëndetit Publik tregon parashikimet e ekspertëve mbi kurbën e COVID-19

28 Prill 2020 | 15:11

Situata me pandeminë e COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, përpos shifrave të larta të të prekurve, është përmirësuar ndjeshëm. Vetëm në 24 orët e fundit janë shëruar 89 persona duke e çuar numrin e përgjithshëm në 589, ndërkohë që numri total I të infektuarve ka arritur në 1421.

Numri i viktimave ka shkuar në 71, ku së fundmi ka humbur jetën edhe një 47-vjeçar. Qeveria e Maqedonisë së Veriut pritet të vendosë nëse vendi do të izolohet që nga dita e enjte, pas kërkesës së bërë nga Komisioni për Sëmundje ngjitëse.

Euronews Albania zhvilloi një bisedë me “skype” me drejtorin e Institutit të Shëndetit Publik në RMV, Shaban Memeti. Teksa bëri një pasqyrim të situatës në Maqedoninë e Veriut, z. Memeti tha se nga fillimi i muajit maj pritet që numri i rasteve me coronavirus të bjerë poshtë numrit dhjetë.

“Numri i përgjithshëm me COVID-19 në nivel shteti është 1421, nga këto 589 të shëruar apo të trajtuar dhe nuk kanë COVID.  Kemi 71 të vdekur, ndërsa dje kemi pasur numrin më të madh të të vdekurve. Kemi 761 raste që janë me COVID-19 aktivë. Tani, sot është dita e katërt apo e pestë se kemi numrin më të vogël. Këto ditë nuk kemi raste mbi 30 apo 40. Konsiderohet një përmirësim i mirë gjatë këtyre ditëve, kështu edhe vlerësimet e Komisionit të Sëmundjes Ngjitëse, që do të kemi deri në fund të prillit do të kemi ulje të rasteve me COVID-19. Propozimi i djeshëm i Komisionit për Sëmundjet Ngjitëse drejtuar qeverisë së RMV-së ishte që të kemi akoma kufizime për datën 1, 2 dhe 3 maj.  Shuarja natyrale nga vlerësimet është që do të kemi një zhvillim pozitiv në negativitet të rasteve nëse numri i tyre do të jetë poshtë numrit dhjetë. Ne presim që nga fillimi i majit të ulet”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne në Maqedoninë e Veriut, ku tre shqiptarë nga Kosova, të raportuar të zhdukur dy...
09:05 | 20/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026