Rrugëtim për në Vermosh skajin më verior të Shqipërisë
Veriu i Shqipërisë është njohur vitet e fundit për zhvillimin e vrullshëm të turizmit malor. Ndër vendet që janë kthyer në destinacionet kryesore është edhe Malësia e Madhe me pika tejet interesante si Tamara, Lëpusha dhe Vermoshi.
Këto destinacione vizituan në episodin e radhës “Udhëtarët” Loneta Progni dhe Renaldo Salianji duke sjellë edhe aspekte të veçanta për to.
Pasi eksploruan Shkodrën dhe rrethinat e saj, ku treguan disa nga vendet që duhen vizituar me patjetër, “Udhëtarët” vijuan për në skajin më verior të Shqipërisë.
Me një rrugë piktoreske me gjarpërime që të bëjnë të shohësh madhështitë e maleve përreth “Leqet e Hotit” janë bërë popullore për ballkonin e xhamit ku të gjithë nuk largohen pa shkrepur një fotografi.
Prej andej destinacion interesant është “Lumi i Cemit”, që bën bashkë burimet nga malësia përreth. Nga fakti se rrjedh nga burime të larta temperatura e ujit është shumë e ftohtë – rreth 3-4 gradë celsius, – megjithatë për të pasionuarit pas notit mund ta provojnë dhe një zhytje.
Fshati i Tamarës është një pikë tërheqëse me infrastrukturë të zhvilluar pritëse si bujtina, lokale dhe restorante.
Rrugëtimi për në Lëpushë kalon mes kanioneve të Selcës, të cilat gjithashtu ofrojnë një peizazh fantastik.
“Udhëtarët” gjatë rrugëtimit të tyre për në Lëpushë ndeshën me një grup turistësh nga Gjermania, të cilët prej rreth një jave ishin duke vizituar Shqipërinë.
Ndryshe nga peizazhi i rrugëtimit mes kanioneve të Selcës, fshati i Lëpushës është i rrethuar me gjelbërim teksa spikasin shtëpitë karakteristike me punime guri. Në Lëpushë ka gjithashtu një lum dhe një ujëvarë.
Ngjashëm me shtëpi guri dhe gjelbërim është edhe Vermoshi, zona më veriore e Shqipërisë. E gjithë zona njihet për qëndresën përballë pushtuesve në periudha të ndryshme.
Një pikë interesante që nuk duhet humbur është gjithashtu “Shtëpia mbi qershi” e cila në periudhën e verës është nga më të bukurat në zonë. Vizitorët mund të konsumojnë specialitetin e shtëpisë, raki qershie.
Liqeni i Lepurit në Tiranë, thesar i fshehur natyror mes maleve
Si u zbulua në Leskovik liqeni termal nëntokësor më i madh në botë
- 21:12 Rritet numri i të rinjve gjermanë që refuzojnë shërbimin ushtarak, ndërsa Berlini përpiqet të fuqizojë ushtrinë
- 20:59 Emiratet e Bashkuara Arabe dënojnë sulmin flagrant të Iranit mbi tankerët e naftës në Hormuz, një marinar i vrarë
- 20:43 Tragjedi në Mesdhe, përmbyset varka me emigrantë në brigjet e Libisë! Dyshohet për 50 të mbytur
- 20:35 Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 20:26 Trump bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon kryeministrit izraelit të tërheqë trupat nga Siria dhe Libani
- 20:23 “Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos