“Rusia do sulmojë përmes Serbisë”, analisti: Urgjent të armatoset Shqipëria e Kosova
“Mbrojtje gjithëpërfshirëse” është koncepti i ri në të cilin është duke punuar Ministria e Mbrojtjes e Kosovës. Ajo është ende në fazën e hartimit, por përbën prioritet kryesor për këtë ministri.
Analisti nga Kosova Ylli Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se Rusia kërkon të sulmojë në Ballkan përmes Serbisë, ndaj Kosova dhe Shqipëria nuk duhet të humbin kohë për t’u armatosur.
Sipas tij, ky ishte edhe paralajmërimi që bëri në Tiranë dy ditë më parë president i Ukrainës, i cili kërkoi mobilizim më të madh ushtarak të rajonit për të qenë të përgatitur për një sfidë të mundshme.
“Që nga ‘Banjska’ trupat e NATO-s në Kosovë janë 4-fishuar, që tregon për riskun potencial që Serbia duke qenë vazhdimësi e politikës së Putin në Ballkan, të hapë një konflikt me Kosovën. Është mirë që Kosova të fillojë përgatitjet e veta dhe të njëjtë gjë duhet ta bëjë edhe Shqipëria. Vetë Zelensky paralajmëroi mundësinë e një plani real të Rusisë për të nisur konflikt në Ballkan duke apeluar për mobilizim shumë më të madh në Ballkan për t’u përgatitur për një sfidë shumë më të madhe që mund të na paraqitet”, tha analisti.
LEXONI GJITHASHTU:
“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë
Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
- 11:59 Zelensky do të udhëtojë drejt SHBA-së, zbulon se do të takohet me presidentin Trump në Uashington
- 11:50 Iu gjetën 300 doza kokainë dhe kanabis gati për shitje, vihet në pranga 16-vjeçari në Tiranë. Në kërkim bashkëpunëtorët
- 11:39 Mbledhja e Grupit Parlamentar të PS-së, Peleshi: Kemi hyrë në fazën përfundimtare të negociatave
- 11:25 Bllokohet Kapshtica të hënën, greva e doganierëve grekë do të pezullojë për 5 orë kalimin e mjeteve
- 11:08 Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 6 gusht
- 11:05 Gjykata Administrative rrëzon padinë e Veliajt për prokurorin Ols Dado, nuk legjitimohet kërkesa