English

Ryshfet për një vend pune në kopshtet e Tiranës? Beqiri: Janë marrë masat

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Zhaneta Beqiri e cila është drejtore e Drejtorisë së Kopshteve dhe Çerdheve  në Bashkinë Tiranë, ishte këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians”, për të folur rreth regjistrimeve në këto institucione.

- Advertisement -

E pyetur nëse ata që duan të bëhen pjesë e stafit në çerdhe dhe kopshte japin ryshfete, Beqiri tha se janë marrë masat që proceset e aplikimit të jenë sa më transparente  që këto gjëra të mos ndodhin. ajo tha gjithashtu se kanë kërkuar që aplikimi në çerdhe e kopshte të mund të bëhet ‘online’, por kjo gjë ende nuk është arritur.

“Këtë vit kemi dashur fort që aplikimi në çerdhe dhe kopshte të bëhet online. Për shkak të procedurave nuk arriti  në bashkinë qendrore që të realizohet. Jemi munduar dhe kemi treguar vullnet dhe transparencë maksimale me komisione.

Në çdo moment një grup i konsiderueshëm, sot në çerdhe apo në kopsht, është drejtuesja e institucionit, një përfaqësues nga bashkia dhe edukatorja më e vjetër në komision. Aplikimi bëhet në prezencë të komisionit.

Në perceptimin tonë këto janë masa për të qenë sa më transparente dhe për të minimizuar dhe për të zhdukur shkeljet apo tendencat, pasi ky është një shërbim publik”,-tha për Euronews Albania, Zhaneta Beqiri.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

spot_img

TË FUNDIT

spot_img

Sondazh

Kush mendoni se ishte fituesi i debatit të parë presidencial në SHBA?