Samiti BE-BP, Laureta Omeri: S’ka vonesa në fluturime, çdo gjë nën kontroll
Drejtoresha e “Albcontrol” Laureta Omeri tha se janë marrë të gjitha masat për të pritur delegacionin e BE dhe të Ballkanit Perëndimor që do të vijnë në Tiranë për samitin.
Në një intervistë për Euronews Albania, ajo tha se një pjesë e delegacionit ka mbërritur ndërsa pjesa tjetër pritet të vijë gjatë ditës së sotme dhe ditën e nesërme .
Më tej ajo theksoi se nuk ka pasur vonime në fluturime dhe çdo gjë deri më tani po shkon siç duhet.
“Të gjithë masat e nevojshme janë marrë. Ka disa ditë që po punohet nëpërmjet institucioneve që janë të përfshira në këtë proces, që nga aeroporti, agjencia e trafikut ajrore dhe policia e rendit, me nën krye protokollin e shtetit dhe përfaqësuesit e delegacionit të BE-së që kanë hartuar planin e masave. Deri tani çdo gjë ka shkuar shumë mirë, një pjesë ka mbërritur dhe një pjesë pritet të vijnë gjatë ditës e nesër.
Gjithçka është duke ecur sipas planit, si ato që i përkasin pasagjerëve normalë dhe delegacionit që është duke ardhur kanë itinerarin e tyre. Segmenti i ri i rrugës i hapur nga Qafë Kashari që të nxjerr direkt te terminale ka reduktuar trafikun. Nuk ka ngarkesa e as vonesa në asnjë nga fluturimet deri tani”- tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vuçiç niset drejt Tiranës: Do të ishte turp për Serbinë nëse s’do merrja pjesë
- Shkelje e rregullave në punë dhe fshehje e të ardhurave, 3 të arrestuar në Tiranë
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 08:12 Rusia: Dronët ukrainas dëmtojnë dy cisterna nafte dhe vrasin një person. Disa të plagosur
- 08:10 Çmimet e naftës rriten pas sulmeve të reja të SHBA-së ndaj Iranit
- 08:07 Zvicra mposht Kolumbinë me penallti, Kobel vendimtar me pritjen e tij
- 08:07 NATO në krah të SHBA për sulmet në Iran, Rutte: U prish armëpushimin në Hormuz, duhet të reagojmë me forcë
- 07:43 Irani i përgjigjet SHBA, godet 85 baza në Bahrein! Konflikti merr kthesë të fortë, pas uljes për paqe
- 07:22 SHBA i kundëpërgjigjet Iranit pas goditjeve në Hormuz, shënohet sulmi më i madh pas 11 Prillt