English

Sazani, perla e turizmit që mbrohet me ushtarë

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Në emisionin Money në Euronews Albania u shqyrtua këtë të shtunë plani i investimeve të dhëndrit të Donald Trump, në Shqipëri dhe veçanërisht në Sazan.

- Advertisement -

Sazani është një ishull i fjetur, i cili zgjohet sa herë që dikush kërkon ta pushtojë atë. Ai lakmohet për historinë që nis në shekullin e 6 para erës sonë, me betejat që kanë lënë përreth anije të mbytura e relike nënujore e deri në fund të luftës së dytë botërore, kur u bë pjesë e sovranitetit të shtetit shqiptar. Madje, kureshtja për të, nis të shtohet pas vitit 1944, kur pushteti i kohës ngriti bazën më të fortë ushtarake dhe një qytezë të banuar nga rreth 10 mijë njerëz, të cilët kryesisht ishin familjarë të oficerëve që shërbenin në ishull.

I vendosur në hyrje të gjirit të Vlorës, me sipërfaqe 5.7 km katror, Sazani sot është pronë e shtetit shqiptar. Gjatë 35 viteve të fundit, ai ka shërbyer si bazë detare dhe si një pikë kontrolli nga policia kufitare për kontrollin e lëvizjeve klandestine. Për këtë arsye, ishulli ka mbetur i pazhvilluar, dhe ujërat përreth, së bashku me ato që rrethojnë gadishullin e afërt të Karaburunit, janë një park kombëtar. Statusi i tij ushtarak është zbehur që nga viti 2015, kur qeveria lejoi hyrjen e turistëve sezonalë, për të cilët nuk është ngritur ndonjë mjedis pritjeje dhe qëndrimi gjatë natës është i ndaluar.

Eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli tha se ishte momenti i duhur që të realizohej një plan serioz në Sazan.

“Kemi 30 vjet që një perlë të mesdheut si Sazani nuk po e përdorim dhe nuk po arrijmë t’i marrim atë që i ka dhënë Korsika Italisë, apo ishujt e Greqisë. Pra, ishte momenti që të realizohej një projekt me të ardhme”, tha Çoçoli.

Anëtari i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Reshard Këlliçi, tha se lajmi për investimin në Sazan është një lajm i mirë.

“Në vetevete nuk përbën lajm të keq që një firmë investimi me kapital publik saudit vjen të investojë në një turizëm elitar me vila e resorte dhe për këtë gjë unë mendoj që është risi pozitive”, tha Këlliçi.

Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump i ka vënë syrin Sazanit, Zvërnecit dhe Beogradit. Planet e tij për të investuar në Ballkan janë reklamuar tashmë, si pjesë e një pakete 1 miliarde dollarshe, së pari në mediat e SHBA-ve e më pas edhe në Shqipëri. Por, në intervistat e tij SHBA, Kushner veçoi Sazanin, si projektin më të dashur.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?