Scholz: Procesi i Berlinit të shërbejë për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor

11 Qershor 2022 | 10:17

Kancelari gjerman, Olaf Schoz deklaroi se Procesi i Berlinit duhet të shërbejë si hap i rëndësishëm për zhvillimin e Ballkanit Perëndimor.

Deklaratën, Scholz e dha këtë të shtunë nga Shkupi, në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Sipas Scholz, Procesi i Berlinit duhet të “ringjallet”, pasi shërben më së shumti për zhvillimin e tregut të përbashkët rajonal dhe theksoi se marrëdhëniet e mira në rajon dhe fuqizimi i ekonomisë, do përafrojë këto vende me BE-në

“Hap i rëndësishëm për zhvillimin e rajonit është të përshpejtojmë integrimin ekonomik dhe europian në favor të qytetarëve të Ballkanit Perëndimior. Të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor përfitojnë nga bashkëpunimi më i mirë rajonal, të fuqizohet ekonomia, të përmirësohen marrëdhëniet fqinjësore dhe përshpejton përafrimin drejt BE-së.

Para shumë vitesh kemi filluar një proces, i cili duhet të jetë mbështetje për këtë rrugëtim, i ashtuquajtur Procesi i Berlinit që nga viti 2014, që demonstroi se çfarë potenciali ka në bashkëpunimin ne 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Duhet të rimëkëmbim dhe të ringjallim këtë proces”, u shpreh kancelari.

Scholz po zhvillon një vizitë dy ditore në Ballkanin Perëndimor. Ditën e djeshme, kancelari vizioi Kosovën dhe Serbinë.

Pas Maqedonisë së Veriut, ai do të udhëtojë drejt Bullgarisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026