“Serbia, Rusi e vogël në Ballkan!” Eksperti kritikon BE: Pse e mbështesni
Bashkim Selmani, ekspert i sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut ishte këtë të premte në “Balkan Talks” në Euronews Albania, ku tha se Serbia është një Rusi e vogël brenda rajonit të Ballkanit.
“Ka disa momente që janë të ndërlidhura mes vete. E para është pjesa historike e kombit serb në Ballkan, lidhjet e saj me aleatë si Rusia. Unë personalisht e shikoj Serbinë si një Rusi në Ballkan e cila dominon në të gjitha sferat edhe politike, edhe ekonomike, por edhe mund ta quajmë si një rast patologjik. Serbia është një rast patologjik në Ballkan që nuk përmirësohet. Ajo shkakton shumë dëme në Ballkan, ndërsa viktimat e para jemi ne shqiptarët. Serbia jo vetëm që ka okupuar vetveten, por ka okupuar Ballkanin në tre sfera, në aspektin e sigurisë, në aspektin juridik, e po ashtu në aspektin fetar”,-tha ai.
Selmani gjithashtu kritikoi faktorin ndërkombëtar për mbështetjen që i jep Serbisë.
“Unë nuk e kuptoj faktorin ndërkombëtar se përse i jep kaq shumë komoditet ku vendeve të tjera, apo shtete të tjera në Ballkan nuk e kanë këtë komoditet”,-tha Selmani.
LEXONI GJITHASHTU:
Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore
Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO
Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende
- 22:36 Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”
- 22:28 Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë
- 22:20 Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë
- 22:11 Nesër seancë plenare, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit në orën 10:00
- 22:08 “Batmani” misterioz terrorizon hajdutët e motorëve në Meksikë, i lidh me shirit në shtyllat e rrugës (VIDEO+FOTO)
- 22:00 Eurodeputetja iu bashkua fotos me Arlind Qorin, kreu i “Lëvizjes Bashkë” sqaron foton me grusht