Serbia mungoi në foton e Samitit? Haxhiu: Guxim i madh të refuzosh Gjermaninë
Gazetari Baton Haxhiu ka komentuar Samitin e Procesit të Berlinit, ku kryeministrja serbe Ana Brnabiç flitet se ka refuzuar të bashkohet në foton e liderëve të Europës dhe Ballkanit Perëndimor.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Serbia shumë herë ka refuzuar të fotografohet në samite apo mbledhje ku merr pjesë Kosova apo mbrapa është flamuri i Kosovës.
Ai shtoi se ky veprim është refuzim i procesit të Berlinit që udhëheq Gjermania prej vitesh.
“Serbia që kur ka pasur një qëndrim që nuk fotografohet asnjë lider i saj në konferencat ku merr pjesë Kosova apo ku mbrapa është flamuri i Kosovës. Është një guxim jashtëzakonisht i madh. Është guxim i madh që një shtet që ka pasur marrëdhënie të mira me Merkel dhe ka bërë gjithë a to investime që të refuzojë foto liderin e Gjermanisë. Nuk është vetëm refuzim i Shqipërisë apo i Kosovës por refuzim i një procesi të Berlinit që ka udhëheq Gjermania”-tha ai.
Brnabiç nuk u bashkua me liderët në kohën kur do bëhej fotoja familjare, por iu bashkua atyre vetëm pak minuta më vonë për të shijuar vallet popullore që qeveria shqiptare kishte organizuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë