“SHBA sanksione më të fuqishme për shqiptarët”, eksperti: Preket elita politike

2 Janar 2026 | 16:47

Në një lidhje live për Euronews Albania ishte eksperti Dorand Vojka, i cili tha sanksionet e vendosura nga SHBA-të, të cilat do të implementohen akoma më shumë dhe më fuqishëm për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë nuk kanë të bëjnë me njerëzit, por me elitat politike të vendeve.

Sipas tij, shqiptarët vlerësohen si një popull paqedashës, si një popull që i do SHBA-të dhe se vendi ynë shihet si vend kyç për paqen në Ballkan.

“Në Shqipëri kemi pasur dy qëndrime, qëndrimin për sa i përket Shqipërisë si vend dhe shqiptarëve, ku Shqipëria shihet si një vend aleat kyç i SHBA-së për paqen në Ballkan. Shqiptarët vlerësohen si një popull paqedashës, si një popull që i do SHBA-të. Edhe ligjet e reja të sanksioneve që janë implementuar dhe do të implementohen akoma më shumë dhe më fuqishëm për Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë nuk kanë të bëjnë me njerëzit, por me elitat politike të vendeve. Për Shqipërinë, për shqiptarët, ata kishin një mesazh ndryshe, për qeverinë ata kishin një mesazh ndryshe. Për qeverinë janë dhënë detyra të jashtëzakonshme sa i përket demokracisë, korrupsionit dhe antikorrupsionit. Çdo gjë, çdo mbështetje tashmë është e kufizuar me bërjen e detyrave të qeverisë. Sanksionet për çdo vend të Ballkanit, por edhe për Shqipërinë për ta theksuar pak më tepër, janë se jo vetëm që do të bëhen më të fuqishme, jo vetëm që janë njohur si një vegël e cila ka sjellë ato rezultatet që prisnim nga SHBA për sa i përket vendosjes së sanksioneve ndaj individëve dhe shihet një vazhdimësi e tyre. Diçka që nuk e pashë të shtypur është se ka ndryshuar edhe vetë ligji i sanksioneve. Në qoftë se deri dje sanksionet ndaj një individi kanë qenë të tilla që Presidenti i SHBA-së, me një vizë, mund t’i hiqte sanksionet, mund ta hiqte atë “njollën e partisë” siç themi ne, tani kemi faktin që këto sanksione nuk do të mund t’i heqë vetëm Presidenti i SHBA-së. Mënyra për t’i hequr sanksionet nga një individ apo nga një kompani e kështu me radhë është e tillë, në qoftë se Presidenti i SHBA-së e sheh që diçka e padrejtë ka ndodhur, ai do t’i drejtohet Kongresit Amerikan dhe Kongresi Amerikan është ai i cili duhet të votojë dhe do të heqë sanksionet për sa i përket këtyre individëve. Kjo është diçka e re dhe nuk është forcuar më parë”, u shpreh eksperti.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Mos u largoni për pushime”, Gazetarja jep detaje nga komunikimi për deputetët: Mund të ketë seancë parlamentare shtesë

Gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu ka zbuluar detaje të reja lidhur me seancën e fundit plenare në Kuvend si dhe mbledhjen që pritët rë...
11:08 | 21/07/2026

Nga i nxehti ekstrem drejt reshjeve të shiut, parashikimi i motit për pjesën e dytë të korrikut

Meteorologia Lajda Porja në një lidhje live për Euronews Albania bëri parashikimin e motit dhe u shpreh se dita e sotme do të jetë dita...
10:36 | 20/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026